Te ulur pranë lumit me emrin tim
Nën hijen e lisit të thinjur kohësh
Shijonim cicërimat e zogjve të malit.
Më mbaje dorën fort
Duke rrëfyer një ngjarje të bukur
E tretur në ndjesinë e të përjetuarit kërkoja mbështetjen e gjoksit tënd.
Kthjelltësia e syve Tu të puthur
deportoi thellë në shpirtin tim.
Do vdisja me një brengë në shpirt,
pa e kuptuar kurrë dashurinë, po të mos isha me Ty
Më the duke më përkdhelur flokun e artë të derdhur mbi sype.
Symbyllur tretësha në butësinë e mëndafshtë të fantazisë përrallore
Ku valët lumore më ndërmendnin se, ndjenja e magjisë ekziston vetëm për Ty.
Vura dorën e hapur në zemrën tënde
duke ndjerë tik- taket e shpejtuara
sikur Ti doje te ikje por në
Dorë më le një copëz ar të gravuar me emrin tim.
Ti je në mua - më the sy më sy dhe u nise.
S'të arrija dot, ishe me i shpejtë se era.
Të telefonova, me kishte humbur sinjali.
Mbeta e vetmuar në muzgun e mbrëmjes me perëndim dilelli
E rraskapitur në kërkim të hijës tënde, lëshova një ofshamë zemre të vrarë
Një drithërimë rëqethëse deri në palcë
Më zverdhi lëkurën bardhoshe.
Me sëmbime gjokseve u zgjova
E rraskapitur nga ëndrra me pamjen tënde.