Ti më je..

Kultura

Ti më je..

Nga: Zymer Mehani Më: 4 korrik 2020 Në ora: 07:40
Zymer Mehani

Ti më je si rrezet e ngrohta
Që Dielli shpërndan
Si zjarri që ndizet
N’stinë t’ftohtë- flakadan
Si uji prore që rrjedh
Kudo gjallëri sjell

Ti më je si shushërimë e fletëve
Në pranverën bleroshe
Si shkumë e valëve të detit në trazim
Si zog në fluturim
Dhe erë në kalim

Ti më je kujtim i dhembjes në shpirt
Dhe lot që rrjedh ende
Për një kohë të shkuar
Më je plagë e thellë
Që s’ka të shëruar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat