Këtu jam

Kultura

Këtu jam

Nga: Agim Desku Më: 20 korrik 2020 Në ora: 14:31
Agim Desku

Veç fjalën e çelnikosa

Kur më hyri në jetë

e s'doli ma kurrë

Në mbretëri më mori

I vura pik në zemër

E pagëzova engjēll

Me diellin e krahasova

Ngrohtësinë e saj

Më kot t'i kërkoja dikë

Që i ngjanë në besë

Veç buzëqeshjes së hënës

Askush tjetër nuk i ngjanë

Në luftëtare u shndërrue

Për t'i thënë perëndive

Ja ku jam rebelue

Për tokën që ma ndatë

Në dysh zemrash

Këtu jam për të qenë shqiptar

Me plis të bardhë

Për të vetmën Shqipëri

Të Gjergjit e bac Ademit.

FLOKU I SHEJTË

Gjithçka nisi me flokun tënd Eva

S'kishim frikë nga koha e krisur e Adamit

Edhe pse perandorët u bënë dashnorë t' marrë

Sa keq edhe pushtues mbretëreshash

Në një natë i kalova njëmijë nëtë t'përrallave

Ç'bëhëj nëse isha i vetmi krijues i muzeut t'zemrës

Apo një rrëfimtar i gjallë donkishotian

Eca me dhimbjen e njeriut besnik t'fjalës

Më çmendi fytyra e shpetimtarës së Otrantos

Për një çast shiu qetësoj stuhitë e plagëve t'shpirtit

Desha të bëhem perandor i dashurive venedikiane

T'i mundi bajlozët e jetës së ëndrrave

Për ty e bukura e detit

Treqind kalorës mirëditas ende presin

Të rinisen sërish legjendave të nusërisë

Nësë e duam përjetë bekimin e Gjergjit

Nuse të duam Erna e mbretëreshë për

hyjni.

10 korrik 2020 AGIM DESKU

T'SHEJTIT

Vendosa të shndrrohem në Baba Tomor

T'i kërkoj t'shejtit e shejtërisë sime

E di që në sëcilin varg të poetve janë

Tek unë kanë mbet veç fjalë e shtrejtë

Çdo ditë n'agim i rrefy e i rrem e i rrethuam nga dielli

Më bëhet dritë rruga nga do që shkoj

Peng vargu i mbetëm veç vetmisë sime

Rri në dritare tërë jetën t'kërkoj t'vertetën

Verbërinë e kushtëzoj së t'gjallë t'kam Titanik

Urrejtjen ia dedikoj vetëvetes sime

Pse i besova detit së nuk ma fundos t'shejtën time

Tani dua të hy thellësive titanikiane

Ta denoj veten pse e mbajta gjallë t'shejtën fjalë

Psenuk u bëra përrallë siç bëhet njeriu sot

Deri këtu erdha me t'shejtit e mi për n'liri

Më Gjergjin,Shën Terezen,bac Ademin e Rugovën

Kjo është bota ime që e mbaj në kujtime

I ruaj në gji të zanave për brezat që vijnë

Edhe sa herë flas me ta për historinë

Për betejat e fjalës që s'dinë t'kenë fillim as mbarim

Flas edhe për fytyrën e njeriut që ka mbetur n'pesë gishta të dorës

E kam vështirë pas tragjedisë së Tianikut

T'i fal dikujt dashminë e shpirtit të vrarë

Veç dua të jetoj si i marrë me kujtimet e t'shejtës së gjallë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat