Atdheu

Kultura

Atdheu

Nga: Zymer Mehani Më: 8 shtator 2020 Në ora: 08:09
Zymer Mehani

Gjithmonë, ndër shekuj
Ke sy vigjilentë
Dhe plumbat e pushkës
Përherë ike n' gji
Shëmbëllen gjithnjë
Me një vullkan t'ndezur
Bijtë e bijat tua
I rrite për liri.

Ti përherë rri zgjuar
Me pushkën në supe
Të huajin e vëren
Me sy shkëlqimtarë
Se je luftëtar
Dhe kur je në paqe
Ke mend mendimtari
Prore je krenar.

Ti je përmendore
Me plagë në krahror
Me duar të ngrohta
Si fole pëllumbash
Se je fole  Shqipesh
Dhe vend i Lulëkuqesh
Për ty, atdheu im
Jeta s'ka mbarim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat