“Mund t’i presin të gjitha lulet, por nuk mund ta ndalin pranverën”

Kultura

“Mund t’i presin të gjitha lulet, por nuk mund ta ndalin pranverën”

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 16:00
Neftalí Ricardo Reyes Basoalto

Neftalí Ricardo Reyes Basoalto i njohur si Pablo Neruda ishte poet, diplomat dhe politikan kilean. Pablo Neruda konsiderohet një ndër poetët më të mëdhenj të shekullit të XX.

Si diplomat kaloi shumë vite në Madrid,i cili u shoqërua me Lorcën dhe me poetët e tjerë spanjoll, pastaj kaloi në lëvizjen antifashiste, për shkak të saj u bë i dëbuar nga atdheu. Në fillim shkruante kryesisht poezi të dashurisë, a më vonë kaloi në temat shoqëroro-politike dhe në poezinë e angazhuar politike e cila flet kundër marrëzirave në luftra dhe çdo herë në mbrojtje të të shtypurve.

Botoi 19 përmbledhje të poezive, nga e cila më e njohura është “Spanishtja në zemër” në të cilën jep dridhjet, apo fotografinë e vërtetë të luftës për popullin spanjoll. Jetën dhe botën i ka përjetue, para së gjithash me ndijime, por janë zgjimet, zemrimet, vetmia dhe shoqërimi janë motive të poezisë së tij.

Me stil, kaloi rrugën nga neoromantizmi nëpër nadrealizmëm deri te poezitë e pastërta luftarake dhe sociale. Bazë ishin temat e dashurisë në kohët e hershme të rinisë, më vonë shkretirë, vetëmi, mendime, luftë dhe vdekje. Temperamenti i tij vullkanik, veçanërisht i gatshëm për diçka të reagoj dhe për diçka të luftoi, e bëri atë njërin nga poetët më të plleshëm, dhe të pakrahasueshëm të kohës në të cilën jetoi.

Me punën e tij të përkthyer në shumë gjuhë të huaja, Pablo Neruda konsiderohet një ndër poetët më të mëdhenj të shekullit të XX. Në vitin 1971 Neruda fitoi Çmimin Nobel për Letërsi, një çmim ky i kundërshtuar për shkak të aktivitetit të tij politik. Novelisti Kolumbian Gabriel García Márquez e quajti “Poeti më i madh i shek. XX”.

Më poshtë disa prej shprehjeve të tij më të njohura:

Mund të presin të gjitha lulet, por nuk mund ta ndalin pranverën.

Për trukun tim të ardhshëm kam nevojë të më puthësh dhe, në mënyrë magjike, do të shfaqen flutura në stomakun tënd.

Që asgjë mos të na ndajë asgjë mos na bashkoftë. Nëse asgjë nuk na shpëton nga vdekja, të paktën dashuria të na shpëtojë nga jeta.

Fëmija që nuk luan nuk është fëmijë, por njeriu që nuk luan e humbi përgjithmonë fëmijën që jetonte brenda tij dhe do t’i mungojë shumë. Dashuria lind nga kujtimi, jeton nga inteligjenca dhe vdes nga harresa.

Mos bëj me dashurinë çfarë bën një fëmijë me tullumbacen që kur e ka e injoron dhe kur e humbet e qan.

Është e ndaluar mos t’i buzëqeshësh problemeve, mos të luftosh për çfarë do, të braktisësh gjithçka nga frika, mos të bësh realitet ëndrrat e tua.

Ka një farë kënaqësie të çmenduria, që vetëm i çmenduri e njeh .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat