Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi gjatë vizitës në Deçan, ka vizituar edhe odën e familjes së Heroit të Kosovës, Sali Çekaj.
Ajo ngriti lartë figurën t ij duke thënë se ai ishte figurë poliedrike, shumë dimensionale deh se tek ai u gërshetuan të gjitha ato veti që rrallë herë janë të kompletuara te një personalitet udhëheqës.
Postimi në Facebook:
Sot, vizitën në Deçan e vazhdova në odën e familjes së Heroit të Kosovës, Sali Çekaj.
Çekaj ishte figurë poliedrike, shumë dimensionale. Tek ai u gërshetuan të gjitha ato veti që rrallë herë janë të kompletuara te një personalitet udhëheqës.
Sakrifica e Sali Çekajt me shokë, bëri që sot të gëzojmë lirinë e munguar.
Në nderim të jetës dhe veprës, MKRS do të mbështesë ndërtimin e kullës së tij, e cila do t'i bëj nderë luftës së tij për shtet të lirë e të pavarur.