Tundim i paepur

Kultura

Tundim i paepur

Nga: Kristina Mehmetllari Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 19:03
Kristina Mehmetllari

TUNDIM I PAEPUR
 

Kam ankth, jo shpirt profecie,

kam muzat në varg...

E ç'nuk kam?!

Kronikë eklipsesh...larg!
 

Ç'më ligështoi

përtej klisheve që lobojnë

ankth!
 

Më lënë në lëmoshë të botës.

...Dhe fytyrën ma zunë

me një perde terri.
 

Sytë e mendjes shohin!

Ç'farë ishte ajo kokërr

që mbiu në tokë ankthi?

Shpirtit gjarpër i rri!
 

Frikë, vërtitu!

Krijesë që mbete patretur,

tundim klishesh i paepur!

 

DET, TË ERDHA PRANË!
 

Det, erdha! Putha afshin tënd plot hir,

mes turmës po ec, ec pafundësisht!

Ja tek pashë dallgën, ja edhe valën më të mirë!

Ah, ç'ma ngroh shpirtin kaq drithërisht!
 

Det, shikomë! Tek ti nuk njeh syri shfajësim,

aty shkrihem, aty sytë s'më gënjejnë.

Më përshëndete me dallgë dhe më fole me valëzim

qetësisht dhe egër: timen qënie rrëmbejnë.
 

Det, më shiko! Jam pranë syrit tënd pa mëkat,

nëse do, mund të më përzesh me sharje,

por dashuria jone nuk njeh, jo inat

që ta kthejë botën tonë... botë ndarje.
 

Det, ja tek jam, para teje pa të tjerë,

Më shih, të lutem! Jo, mos ma ki friken.

Une për ty, kthehem në hi edhe vrer,

Ec me flladin, të kap ç'më ikën!
 

Det, këtu jam! Në tokën tënde zotëruar kudo!

Nëse do, ti edhe urremë,

por shihma pak shpirtin dhe ma përqafo,

pastaj të dy, në djall të vemë.

 

SOT QIELLIN KAM PASQYRË

Dikur natën e bëja muzë,

Me vargun tim e bëja retorikë!

Ajo derën ma mbylli, lot binin mbi buzë...

Më la në harresë, as mike dhe mik...

 

Tani më shanë pse unë e braktisa,

Më pyet vëngër pse vrenjtur rri në fytyrë.

I them dy fjalë: Tani ika... krisa,

Ja tek është qielli, sot e kam pasqyrë!
 

Ah, sa poshtë ka rënë natë e mjerë!

Dita sot u bë frymëzimi im...

Ti ishe dikur emblema më me vlerë

Tashmë po hesht, ndonëse pa qëllim!

 

Të përshëndes, nata ime, të ndjej nga natyra,

Por mos më pyet si ndihem pa ty sot!

Une të tregova ku qëndron pasqyra.

Shikoje qiellin, ai po ta thotë!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat