Marquis de Sade: Një monstër i shthurur apo një gjeni i keqkuptuar?

Kultura

Marquis de Sade: Një monstër i shthurur apo një gjeni i keqkuptuar?

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 16:36
Foto Ilustrim

Nga: Alyce Mahon

Donatien Alphonse François, Marquis de Sade, ishte një nga shkrimtarët më të suksesshëm të kohës së tij. E, megjithatë, e kaloi pjesën më të madhe të jetës pas hekurave të burgut. Romanet e tij frymëzuan termin “sadist” – ”një person që sjell kënaqësi, veçanërisht kënaqësi seksuale, nga shkaktimi i dhimbjes ose poshtërimit të të tjerëve”.

Gjithsesi, në vitin 2017, Franca e shpalli një “thesar kombëtar” veprën e tij. Por, a ishte Sade një pornograf apo filozof dhe përse emri i tij vazhdon të shkaktojë debate kaq të forta?

Edhe dy shekuj pas vdekjes së tij, Sade (1740-1814) mbetet një figurë që shkakton polemika. Nga njëra anë emri i tij lidhet me Revolucionin Francez dhe sulmet në fortesën e Bastijës. Nga ana tjetër, ai lidhet me përdhunimet, terrorin seksual dhe torturat. Sa ishte gjallë, u shpall fajtor për sodomizimin, përdhunimin dhe torturimin e lypëses 36-vjeçare Rose Keller, burgosjen e gjashtë fëmijëve në kështjellën e tij në Lakost, si dhe helmimin e pesë prostitutave me afrodiziakun e quajtur “Flutura Spanjolle”.

Ai arriti që ta shmangte dënimin me vdekje, por gjithsesi kaloi plot 32 vite në burgje dhe azile për personat me probleme mendore, pjesërisht për shkak të ndërhyrjes së anëtarëve të familjes së tij që e mbajtën të mbyllur për të shmangur turpin.

I çliruar menjëherë pasi shpërtheu Revolucioni Francez, ai u bë “Qytetari Sade”, duke marrë pjesë në disa nga ngjarjet kryesore politike të asaj epoke, ndërsa veprat e tij u sekuestruan, u dogjën dhe u ndaluan në epokën e Napoleonit (Bonaparte). Veprat e tij mbetën të censuruara gjatë gjithë shekullit XIX dhe pjesës më të madhe të shekullit XX. Por, në vitin 2017, shteti francez shpalli si “thesar kombëtar” librin e tij të vitit 1785, “Ditët e Sodomës”, i shkruar gjatë kohës që ishte burgosur në Bastijë.

Por, pse ky ndryshim radikal? Ja çfarë duhet të dinin rreth markezit dë Sade.

“Justini” ose “Fatkeqësitë e Virtytit” (1791),  “Filozofia në dhomën e gjumit” (1795), “Justini i ri” (një version i zgjeruar i “Justinit” i botuar në vitin 1797), e pasuar nga “Historia e Zhuljetës, motra e saj” (1797) dhe “120 Ditët e Sodomës” ose “Shkolla e libertinëve” (1785). Këto janë veprat që e nxitën Napoleonin ta quante autor librash “të neveritshëm” që kishte një “imagjinatë të shthurur”. Por, ata libra janë shkruar pas hekurave të burgut dhe janë produkte të imagjinatës së një të burgosurit e jo dëshmi të jetës apo krimeve të tij.

Askush nuk i shpëton fuqisë satirike të penës së tij – të rinjtë dhe të moshuarit, të virtytshmit dhe të korruptuarit, të pasurit dhe të varfrit – megjithëse tregimet e tij dominohen nga lloje të caktuara personazhesh, veçanërisht bankierë, klerikë, gjykatës, aristokratë dhe prostituta.

Sade jetoi në një kohë terrori. Shkrimet e tij, mund të lexohen si një përmbysje e ditur e idealeve të larta të iluminizmit, ndërsa ato u shkruan në Francën e fund shekullit XVIII në hijen e gijotinës së përgjakshme. Për shembull, libri “Filozofia në dhomën e gjumit” a përmban një pamflet politik tallës?

“Edhe një përpjekje tjetër francezë, nëse doni që të bëheni republikan” – u shkrua pak pas rënies së radikalit kryesor, Maximilien Robespierre, dhe ofron një përdorim absurd të retorikës me premtimet e Revolucionit Francez. Në të Sade na kujton gjithashtu se “po të ishte ndër synimet e natyrës që njeriu të lindte modest, kjo e fundit nuk do të kishte bërë që njeriu të lindte lakuriq”.

Prirjet e tij ndaj sodomisë, pedofilisë dhe kamxhikimit, përveç tregimeve të tij imagjinare mbi orgjitë e tepruara të cilat përshkruajnë në detaje dhunën seksuale dhe vrasjet, bëri që shumë njerëz të supozojnë se ai ishte i çmendur. Kjo u nxit edhe nga fakti që ai dha fund jetës në azilin e Sharentonit, edhe pse një ekzaminim shkencor i kafkës së tij nga mjeku L. J. Ramon, pas vdekjes së tij, nuk tregoi asnjë anomali fizike apo mendore. Analiza përcaktoi se kafka “ishte në të gjitha aspektet e ngjashme me atë të një drejtuesi të Kishës”.

Milani shënoi golin më të shpejtë në histori të Serie A – Sassuolo ishte në ‘gjumë’

Mbi eshtrat e tij, një pjesë e të cilave ndodhen sot në Muzeun e Njeriut në Paris, u bënë mallkime të ndryshme. Gjithsesi, në shkrimet e tij klerikët bartin veset tipike amorale dhe në shekullin XIX, termi “sadizëm”, u shpik nga psikanalistët për të treguar përvojën e kënaqësisë përmes shkaktimit të dhimbjes fizike.

Filozofja feministe Simone de Beauvoir, e mbrojti në një ese të vitit 1951 me titullin, “A mos duhet ta djegim de Saden?”. Ajo argumentoi se ideja në romanet e tij se “në një shoqëri kriminale, njeriu duhet të jetë kriminel”, ishte më aktuale se kurrë, dhe se historia e jetës së tij dhe perversitetet e tij ishin një simptomë e përpjekjeve në rritje të shoqërisë për ta kontrolluar atë.

Në vitet 1970-1980, feministët u përfshinë në një debat të ashpër për vlerën e tij filozofike. Angela Carter e mbrojti atë për vënien e pornografisë “në shërbim të grave”, ndërsa Andrea Dworkin këmbënguli se trillimet e markezit mbronin vetëm dëshirën seksuale mashkullore për të “poseduar” gratë.

Në shekullin XX, Sade cilësohej si “hyjnor” nga shumë intelektualë dhe artistë, që i interpretuan shkrimet e tij si një pasqyrë e errët të sjelljes çnjerëzore të njeriut ndaj njeriut. Nga portretet imagjinare të tij, në fund të viteve 1930, duke e portretizuar si një simbol të lirisë pranë Bastiljes që po digjej teksa lufta po shfaqej në Evropë, tek filmi “Saló” i Pier Paolo Pasolinit (1975) , i rikthen “120 ditët e Sodomës” në Italinë fashiste.

Emri dhe shkrimet e markezit u dhanë artistëve dhe shkrimtarëve modernë një mjet për të adresuar tmerret e luftës dhe regjimet totalitare. Këta janë tema që artisti amerikan Paul Chan i eksploron në instilacionet e tij “Sade for Sade’s Sake” (2009), duke e bashkuar atë dhe “Luftën kundër terrorizmit’. Shkrimet e markezit mund të duken të ftohta dhe mizore, por ato mund të lënë gjurmë tek lexuesi. Me siguri që kjo është fuqia e artit dhe arsyeja pse duhet të vazhdojmë që ta lexojmë Sade-në. /Burimi: The Conversation

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat