A na ranë bajlozat në det!...

Kultura

A na ranë bajlozat në det!...

Nga: Sami ARIFI Më: 27 janar 2021 Në ora: 10:21
Sami Arifi

Fëmiu i vogël bërtet,

a e dini ç’na thotë!

Bajlozat për skaj deti,

po bëhet tërmeti!

 

Nëna e mjerë thotë,

s’janë n’skaj deti, po n’det!

Medet këta faqezi,

s’lanë fare ujtë për t’pi!

E ndotën e bënë t’zi

 

Pastaj babai fletë,

kush janë këta he medet?!...

A ka kush që i pret?!

Po shkretohet çdo gjë,

s’guxon zë kush për t’iu bë!

 

Gjyshja thotë medet,

këtë punë duke e ditur krejt!

Se thonë të vërtetën,

bajlozat vazhdojnë avazin e vjetër!

 

Gjyshi pasi dëgjoi pastaj thotë,

ne s’do jetojmë kot!

Po i njohim dhe shohim çdo ditë,

si t’i gjejm trimat që guxojnë për t’jua ngjitë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat