Një kokë me mendje që ndriçon!

Kultura

Një kokë me mendje që ndriçon!

Nga: Sami Arifi Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 15:16
Sami Arifi

Njëri i majtë tjetri i djathtë,

t’mbahet barazpesha si është dashtë!

Populli unifikim kërkon,

përmes rrezës që ndriçon!

Trupi ka shëndet ndriçon n’mendje,

furnizohet pa hamendje!

Trupi i njeriut ka simetri,

me t’djathtë dhe t’majtë gjithnjë!

Barazpesha qëndron panda,

me dy duart e sy që ka!

Me dy këmbë dhe dy vesh,

shërbejn t’gjitha për një kokë përbesë!

Me i munguar një pjesë trupit pa rend,

u prangos njëra tjetra s’ka vend!

Kur rreziku vije nga armiqësia,

mbytet koka humbë simetria!

Prandaj shqiptarë që jeni n’parti,

mos dëgjoni djall t’zi!

Perëndia krijoi mrekulli,

trupi ka pjesë t’majtë dhe t’djathtë gjithnjë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat