Asnjëherë

Kultura

Asnjëherë

Nga: Adem Bytyçi Më: 18 mars 2021 Në ora: 16:28
Adem Bytyçi

Asnjëherë s'na lenin t'qetë

Çdo kërkesa na lanë me gjak

Na shpërngulën për n'Turqi

Jo më pakë se pesëqind mijë.

 

Jeni turq a mysliman

Jeni popull pa vatan

Shkolla shqipe nuk na lanë

Vënë racizmin n'istikam.

 

Disa herë u patëm thënë

Nuk jem turq as mysliman

Jem Ilir popull shqiptarë

Është Kosova nëna jonë

Barbaritë nuk i duron!

 

Harroni gënjeshtrat e trillimet

Janë t'mitëve  të fashizmit

Rrëknju shtigjëve t'qytetrimit

N't'mirën e njerëzimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat