Përplasje

Kultura

Përplasje

Nga: Anton Marku Më: 21 mars 2021 Në ora: 20:02
Anton Marku

Historisë i kërkuam borxh

shtatë beteja

plagët që nuk e pritën dimrin

i lidhëm me penj të trashë

nga leshi i dhive
lahutarëve u falëm vargje

për këngë të reja
sa herë jeta u vonua

gjetëm një hije

për t’i shtrirë ëndrrat

tokave tona

lisat e huaj

pinë ujë thanash

derisa plasën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat