Dera e fundit

Kultura

Dera e fundit

Nga: Anton Marku Më: 21 mars 2021 Në ora: 20:04
Anton Marku

Ujërave të pasosur

e shpërlau fytyrën

me sy i numëroi

të gjitha pikat

që i rrëshqitën buzëve

në fund e kuptoi

se flokëve të kohës

era dhe ju vije

diku, në një vend

një varrmihës pret

aty afër

një derë gjysmë e mbyllur

lum ai

që e hapë me dorën e vet

atë derë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat