Udhëtari

Kultura

Udhëtari

Nga: Anton Marku Më: 21 mars 2021 Në ora: 20:05
Anton Marku

e ndjeu

se i kishte mbetur

vetëm edhe pak frymë

në atë çast

u ndal të pushojë

mbi fjalët e tij

orë e tyre kishte ardhur

dy ditë më parë

e tha me gojën e vet

që duart t’ia linin

jashtë varrit

ashtu dhe u bë

nga diçka

u shndërrua në asgjë

emri i tij

u ngjit lartë

pa të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat