Përtej

Kultura

Përtej

Nga: Anton Marku Më: 21 mars 2021 Në ora: 20:06
Anton Marku

Jeta dhe vdekja

janë motra

e dyta lindi

në kohë shirash

atëherë kur shpirtrat u leckosën

e mes njerëzve

hyri bari i keq

në fund të fundit

fillimit do t’i plasin damarët

dimrit nuk do t’i mbetet

të ha asgjë tjetër

pos borës së vet

sa shume do t’i ngjajë ditës

ajo natë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat