Çka i tha profesori Ruzhdi Ismajli, kryeshefit të Punëve të Brendshme të Serbisë Radmillo Bogdanoviqit në vitin 1990 për helmimin e nxënësve shqiptarë?

Kultura

Çka i tha profesori Ruzhdi Ismajli, kryeshefit të Punëve të Brendshme të Serbisë Radmillo Bogdanoviqit në vitin 1990 për helmimin e nxënësve shqiptarë?

Më: 28 mars 2021 Në ora: 17:11
Ruzhdi Ismajli

Profesori Ruzhdi Ismajli i cili tani e 16 vite nuk jeton në mesin tonë, ishte një intelektual e atdhetarë i pathyeshëm i cili një jetë ja kushtoi nxënësve dhe atdheut të tij Kosovës.

Profesor Ruzhdiu njiherit ishte edhe ndër themeluesit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë e degës së LDK-së në Gjilan. Ai me largpamsinë e tij dhe dashurinë ndaj nxënësve dhe atdheut, në kohën kur okupimi Serb i mbylli të gjitha shkollat profesor Ruzhdi e hapi shkollën e mesme të Mjekësisë, duke ju hap shtigje të reja rinisë së Kosovës në kohën e okupimit të shtetit Sërb në Kosovë.

Profesori i Gjuhës Shqipe, Ruzhdi Ismajli, ishte i pa kompromisë dhe shumë i vendosur kur bëhej fjalë për qështjen e nxënësve dhe shtetit të Kosovës, ai ju kundërvu sistemit totalitar Serb në mënyra të ndryshme.

Pikërisht tani e 31 vite më parë në Kosovë ishin helmuar rrethë 8000 nxënës nga aparatura shtetërore e Serbisë me gazra toksike, Sarin e me helme të tjera, i cili njiherit ishte sulmi më anti njerzor ndaj nxënësve të pafajshëm.

Po atë ditë në qytetin e Gjilanit kishte ardhur Ministri i Punëve të Mbrendshme të Serbisë, Radmillo Bogdanoviq, për të parë nga afër situatën e helmimit të nxënësve dhe me takimin që kishte pasur me profesorët nga Gjilani ishte kthyer kokëulur.

Profesori i Gjuhës Shqipe, Ruzhdi Ismajli, i kishte reaguar ashpër në sy Ministrit Serb, Bogdanoviq, duke ja përkujtuar se helmimin e nxënësve e ka bërë shteti Serb dhe në asnjë moment, asnjë aparaturë ushtarake e policore nuk mundet ta ndal synimin e popullit shqiptarë drejt lirisë.

Një moment të tillë e kujton ish-profesori, Abdulla Elezi, i cili me shumë krenari kujton fjalët e profesor Ruzhdiut, fjalë të cilat ja tha Ministrit të Punve të Mbrendshme të Serbisë, Radmillo Bogdanoviqit.

"Ju ndaj nxënësve Shqiptarë anembanë Kosovës keni bërë sulm anti-njerzor, keni helmuar mbi 8000 nxënës, keni bërë gjenocid të tmerrshëm por ju kurrë nuk do të mundeni ta ndalni gjuhën shqipe në këtë vend, duhet ta kuptoni se ne nuk pajtohemi me regjimin e aparaturës policore e ushtarake të Serbisë. Jeni duke bërë diskriminim në arsimin e popullit shqiptarë, ju asnjëherë dhe kurrë nuk do të mundeni të na impononi kushtet e Serbisë në këtë vend, ne do të vazhdojmë ti edukojmë nxënësit tanë në frymën tonë, ndërsa shteti i juaj nuk është tjetër përposë një shtet gjenocidial", këto ishin fjalët e profesor Ruzhdi Ismajlit, i cili sot e 31 vite më parë i kujton me nostalgji profesor Abdulla Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat