Artpolis prezanton shfaqjen “Kur bien perdet” që adreson e bullizmin

Kultura

Artpolis prezanton shfaqjen “Kur bien perdet” që adreson e bullizmin

Më: 30 mars 2021 Në ora: 06:09
Ilustrim

Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis në kuadër të projektit “Humanrightivism” implementuar nga CDF dhe mbështetur nga Sida në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit prezanton shfaqjen “Kur bien perdet”.

Shfaqja “Kur bien perdet” ka për qëllim adresimin e bullizmit, pasojat dhe rreziqet.

Pas shfaqjes personazhet do të diskutojnë me publikun lidhur me temat të cilat adresohen në shfaqje, në këtë mënyrë duke e bërë edhe publikun pjesë të saj.

Shfaqja do të mbahet sot në Qendrën Kulturore “Tahir Sinani” në Lipjan.

Luajnë: Edmond Hajdini, Fatlum Bllaca, Fjolla Hoxha, Gerat Salihi dhe Lerdi Salihi

Regjisore/Moderatore: Daniela Markaj & Qendresa Kajtazi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat