James W.Pandeli...“Oh shqipëri, shqipëria ime e mjerë!”

Kultura

James W.Pandeli...“Oh shqipëri, shqipëria ime e mjerë!”

Nga: Fahri Xharra Më: 30 mars 2021 Në ora: 12:17
Kopertina e librit

Shëtitja nëpër historinë shqiptare është e llojit të lundrimit nëpër Kozmos. Kozmosit është i pafundet ; ashtu edhe historia e jonë është pa skaj dhe skajshmëri nuk i gjendet fundi. Të lumtë, në !

kohët të fundit është zbuluar që vetë galaktika , pjesë e së cilës jemi i ka disa sisteme diellore ; mrekulli. Hapësira kozmike nuk ka fund; ashtu edhe historia e ynë . Me një vërejtje t`ia japim gjuhën tonë që të flet shqip ashtu siç ka folur me mijëra vjet . Ta duam gjuhën dhe historinë tonë të cilën e kemi dhuratë dhe trashëgimi nga vetë natyra ; që atëherë kur nuk kishte fe dhe besonim krijuesit tonë.

“Do ti këndoj Tokës së begatshme, nënës së përgjithshme, nga të gjitha krijesat, më e moçmja. Ajo ushqen të gjitha krijesat që janë në botë, në mbarë ato vende të mrekullueshme dhe në çdo shteg deti dhe çdo gjë që fluturon; çdo gjë ushqehet nga bollëku i saj. Me ty, o mbretëreshë, njerëzit janë të bekuar me fëmijët e tyre dhe janë të bekuar me të korrat e tyre dhe ty të takon t’i japësh kuptim jetës së njeriut vdekatar, ose ta marrësh me vete. Është i lumtur njeriu që ti e shpërblen me kënaqësi! Ai i ka të gjitha gjërat me bollëk: toka e tij pjellore përplot me misër, kullosat përplot me bagëti, e shtëpia e tij e mbushur me plot miradi. Njeriu i tillë sundon drejt; në qytetet e tij me gra të ndershme; pasuri e madhe dhe shëndet i shoqëron ata; djemtë e tyre ngazëllehen me kënaqësi të përhershme e bijat e tyre me lule flokë qëndisur, luajnë dhe kërcejnë nëpër fusha përplot lule të njoma. Kështu, pra, janë ata që ti i shpërblen, o hyjni e shenjtë, shpirt zemërgjere. “Rrofsh, Nënë e Zotërave, grua e gjithësisë, më shpërble për përmbajtjen e kësaj kënge time që ma gëzon zemrën! E tani unë do të përkujtoj ty dhe një këngë për ty.” ( Himni i Homerit, “Tokës, nënës së përgjithshme” v.800 p.e.r) (nga libri , faqe 7).

Image
James .W. Pandeli

Edhe një yll të ndritshëm në kozmosin e pa fund e kemi : James W. Pandeli i cili shkruan” Ky libër është një përgjigje e një ideje të mëhershme. Paraqet një orvatje për të përshkruar një udhëtim në kohë të një qytetërimi që nuk ka lënë pas dokumente të shkruara…Synimi im është të zbuloj, të projektoj ide të reja dhe të përpiqem të kuptoj që të dy konceptet toka; (nëna-tokë) dhe tregimi mbi historinë shqiptare “Nëna Shqipëri”, të dalin në shesh si pjesë e diturisë sonë të përgjithshme. “

Miq të kombit do t`iu flas për një margaritar në botën e shkrimit : “OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” HISTORIA E “NËNËS SHQIPËRI” NGA FILLIMI I KOHËS, NGA FILLIMI I BOTËS NGA J. W. PANDELI “

“Ky libër i autorit James Pandeli, i shkruar në gjuhën angleze, i botuar gati 30 vjet më parë dhe deri sot i mbuluar nga “pluhuri i harresës” apo ndoshta i “mospërfilljes” nga ana e “inkuizicioneve ideologjike” të të gjitha ngjyrave, edhe sot paraqet një ide të re, një libër i veçantë në lidhje me historinë e popullit shqiptar nga “fillimi i kohës“, një projektim i idesë se historia e lashtë shqiptare është e “fshehur” në letërsinë greke…që paraqet një pikënisje të mprehtë dhe mahnitëse për të gjithë ata që studimeve të tyre do t’u qasen mendje hapur… një mënyrë e re e të menduarit dhe koncepcion i guximshëm…( nga përkthyesi dhe botuesi Shpend Ahmeti ) Ky libër përmban sasi të madhe të materialit të vlefshëm historik, depërtim interesant dhe një rifreskim të të mësuarit të asaj se kush kemi qenë, kush jemi dhe nga po shkojmë; janë më se ngazëlluese gjykimet e dokumentuara të mendimtarëve të huaj mbi të kaluarën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë, por edhe më ngazëllye është gjykimi i një shqiptari, i lindur, i rritur dhe i edukuar në “Botën e Re”, atje matanë oqeanit, i cili e formoi këtë vetëgjykim, gjithmonë duke qenë në kontakt shpirtëror me shqiptarët e tij andej dhe këndej, me rrënjët e thella dhe të paluhatshme të babëlokëve të tij në Treni të Devollit, tek Nënë Shqipëria, siç lakmon të thotë edhe vetë ai :

“Konstantinopoli s’është gjë. Të gjithë shkojnë në Konstantinopol. Por nëse nuk e sheh Shqipërinë, atëherë ke humbur mundësinë e tërë jetës. Atje lart në ato vargmale, atje lart në ato male, një ditë udhëtimi nga këtu, njerëzit jetojnë ashtu siç kanë jetuar edhe para 20 shekujve, shumë më parë se të njihen grekët, romakët dhe sllavët. Atje lart ka qytete parahistorike, legjenda të lashta, këngë e zakone, për të cilat askush kur nuk ka dëgjuar. Asnjë i huaj kurrën e kurrës s’i ka parë. Ti grua e lartë skoceze! Ti qëndron aty dhe më flet për Konstantinopolin!” “Por nëse askush nuk shkon atje, si do t’ia bënim ne?” i thashë. “E, si ia bëjnë përherë të tjerët? Thjesht, e bën. Merr me qira kuajt, kalëro dhe shko atje.” “A duhet mbajtur armët tona me vete?” “Oh, ne do të jemi mjaft të sigurta! Ne mund të hasim në një apo dy armiqësi të përgjakshme dhe ndoshta shoqëruesit tanë të vriten, por kurrë askush nuk lëndon një femër. Askush nuk vret njeri në prezencë të saj.” 12 Marrë nga “Historia ushtarake e botës perendimore”, nga J. Fuller (fq.90)

Një ide e re nga James W. Pandeli: Sugjerimi im qëndron aty, se ndoshta historia e lashtë shqiptare është ruajtur në “Theogoninë” e Hesiodit (Zanafilla e zotërave), e shkruar rreth vitit 700 p.e.r.. Ndoshta “Theogonia” mund të përmbajë disa versione ose shpjegime të tregimit për zhvillimin e popullit shqiptar, fiseve shqiptare në pjesën qendrore të Shqipërisë, përgjatë lumit Shkumbin (Genusus), duke e konsideruar si linjë ndarëse ndërmjet katër fiseve kryesore: “Gegë” në pjesën veriore të lumit, “Toskë”, “Lab” (Llapë) dhe “Çamë”, në pjesën jugore. Ky zhvillim gjithashtu mund të përfshijë edhe tregimin, përfshirë “martesën” e qiellit dhe tokës, si dhe krijimin e “të bekuarës”, Agimit “gdhirjes së ditës së parë”, Orvatja për rindërtimin e historisë shqiptare do të bëhet me ndihmën e vetë gjuhës shqipe. Zbatimi i gjuhës do të bëhet sipas etimologjisë së mundshme (prejardhja dhe zhvillimi i fjalëve) të emrave dhe vendeve të lashta, përfshirë këtu edhe gjenealogjinë e Dionisit, gjeografinë e Shqipërisë së lashtë si dhe emrat e fiseve.

Çdo fjalë e imja më shumë kishte me qenë e tepërt për këtë margaritar të “ fshehur” që 30 vjet. Diku përgjatë rrugës, historia shqiptare dështoi të shfaqet dhe të bëhet pjesë e tregimit të mbarë njerëzimit … “Theogonia” e Hesiodit (v.700 p.e.r) përafërsisht përbëhet nga 1022 vargje, nga të cilat do të prezantojmë dhe rishqyrtojmë vetëm një pjesë. Më qëllim që “Theogoninë” ta vendosim në një perspektivë që paraqet njohuri të përbashkët, do të citojmë vetëm pesë vargjet e para të “Librit të zanafillës” Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën. Toka ishte pa trajtë, e zbrazët dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës; dhe Fryma e Perëndisë fluturonte mbi sipërfaqen e ujërave. Pastaj Perëndia tha: “U bëftë drita!”. Dhe drita u bë. Dhe Perëndia pa që drita ishte e mirë; dhe Perëndia e ndau dritën nga errësira. Dhe Perëndia e quajti dritën “ditë” dhe errësirën “natë”. Kështu erdhi mbrëmja e pastaj erdhi mëngjesi: dita e parë.”

Dhe, ne jemi edhe sot!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat