Dy kongreset

Kultura

Dy kongreset

Nga: Fatmir Lohja Më: 24 prill 2021 Në ora: 16:28
Fatmir Lohja

Diku, në qendër te alpave të Europës, në të njëjtin katund turistik , u oragnizuan dy kongrese. Dy hotelet modern, ku do të organizoheshin kongreset, qëndronin përballë njeri- tjetrit, me krenari mitike. Pa mbajtur anën e asnjerës palë , te njëri hotel dalloheshin shumë më shumë kongresistë, se te hoteli tjetër.

Te hoteli, ku organizohej kongresi I” Bashkimit të Dreqërve të mallkuar”, delegatet hynin një e nga një , të maskur jo vetëm me maskën atinicovid, por edhe me paruke të bardha mesjetare, syze të errta, musteqe të gjata. Edhe përsoneli i hotelit nuk mund t’i evidentonte se cili është njëri, apo tjetri, pavarësisht se delegatët i dhanë gjeneralitet , kur u rregjistruan në hotel.

Pa filluar kongresi , përpara hotelit frenuan , më shumë zhurmë ,dy furgonë. Nga furgoni i parë u ulën pesëmbëdhjetë delegatët shqiptarë, të veshur shik, sipas modës së fundit. Nga furgoni tjetër, zbritën një dyzinë me kosovarë, të veshur me rroba tradicionale, dhe natyrisht me plis të bardhë në kokë. U bë një zhurmë e madhe, se vëdhezerit po takoheshin me mall. Djajtë të Europës, pas xhamave të errtë, e ndiqnin me frikë këtë zallamahi. Dikush e quajti trimëri, një tjetër marrëzi,…..

Organizatorët u gjenden të papërgatitur me këtë fenemon. Me të vertetë që ftesa nuk kishte numër të përcaktuar për pjesmarrjen ,por nga eksperienca , e dinin, se maksimumi , dy delegatë, nga një komb, e nderonin kongresin ilegal.

Në hotelin përballë organizohej kongresi ” Këshillit të Engjëjve”. Atmosfera qe krejtë tjetër. Delegat e shumtë, të pa maskuar takonin me dashmirësi banorët e shumtë, që kishin dalë për t’i pritur. Atmosferen inkadishente e transmetonin direkt në Europë gazetarë nga secili komb.

Në orën e caktuar, nga organizatorët, u bë apeli i delegatëve ëngjëj. Nga kombet më të vjetër të Europës, Ilirët, nuk kishte asnjë pjesmarrës. Me që i beri përshtypje ky fakt ,kryeoraganizatori u kujtua se në hotel punonte një shqiptarë. U mori leje për pak kohë delegatëve. Kërkonte të bindej për mungen e shqiptarëve në pjesmarrje. Takoi Ilirin . Këtë emër kishte emigranti.

Verfikoje në se dy furgonet e bashkëkombsave të tu, janë adresuar gabim,- e pyti Ilirin me dshamirësi.

Nga pyetja e sinqertë, Ilirit, lotët i shkuan rrëke. Ngjarje e trishtë. Nga atdhedashuaria ,nuk mund të fliste keq për kombin e tij , edhe përpara fakteve kokëfortë. Nuk mund t’i thonte se; dreqnit e mallkuar po i drjetojnë pilitkisht Ilirët e lashtë ; një mjek i specializuar braktisi bregdetin Adriatik, për të jetuar në alpe, ku i zë syri vetëm deborë për shtatë muajt e vitit ; ka mallë për Shqipërinë ; zemra e tij e di sa vuan; u largua, me qëllim e thjeshtë, për të mbajtur familjen me bukë; e kanë punësuar në pishina , se di not !?

E mblolli veten nga tronditja. U mundua të japë një shpjegim për ngjarjen konkrete. Nga vitet 1944 e deri sot, sipas tij , në Shqipëri kokat e ëngjëjve , si kulshedra me shtatë krena, po i ha lufta e klasave. Në Kosovë, sherbimet e shumta sekrekre, po i glirin ëngjëjt si melin në oriz..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat