A do të ketë përkujdesje për instrumentet e Shaqir Hotit ?

Kultura

A do të ketë përkujdesje për instrumentet e Shaqir Hotit ?

Më: 28 prill 2021 Në ora: 20:40
Shaqir Hoti

Familja e instrumentistit të ndjerë Shaqir Hotit po kërkojnë që veglat e krijuara nga duart e mjeshtrit të okarinës ta kenë një vend meritor.

Ata thonë se sa ishte gjallë i ndjeri  kishte qejf që krijimet e tij ta kishin një vend të veçantë ku mund të shihen edhe nga të tjerët.

E meqenëse kjo dëshirë e tij nuk iu plotësua edhe pas vizitave të ish-ministrave të Kulturës sa ishte gjallë, familjarët shpresojnë që kjo të bëhet pas humbjes së mjeshtrit të okarinës.

Shpresë iu dha  kur para disa ditësh këta  i vizitoi kryeministri, Albin Kurti, e ministri i ri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat