Kulla zëmadhe e bajraktarëve të Grudës, fole heronjësh e heroinash

Kultura

Kulla zëmadhe e bajraktarëve të Grudës, fole heronjësh e heroinash

Nga: Gjekë Gjonaj Më: 6 maj 2021 Në ora: 12:07
Kulla zëmadhe e bajraktarëve të Grudës, fole heronjësh e heroinash

Në qendër të fshatit Kshevë jo shumë larg Tuzit qëndron krenare, por e vetmuar, kulla zëmadhe e bajraktarëve të Grudës. Kulla është mjaft e vjetër. Gjenezën e ka të hershme ,që në shekullin XVIII-të. Ajo është ndërtuar prej guri të papërpunuar , të gdhendur dhe të latuar, të ngjeshur me gëlqere e rërë vendi që janë nxjerrë në Qafë të Blinit në Kshevë nga duartë e arta të mjeshtërve më të njohur vendas të asaj kohë.

Kjo shtëpi fortifikuese dykatëshe ka oborrin në dy nivele me një portë të ndërtuar prej guri të zbukuruar, ku është e vendosur dera hyrëse prej druri dykapakëshe në madhësi prej 2.70 metër, e mbuluar me tjegulla.

shtëpi tradicionale banimi është e gjatë 10 metra, e gjerë 6.5 metër , kurse e lartë 7.20 metra. Ka katër dritare. Tri prej tyre pothuaj kanë të njëjtën madhësi, kurse tjetra është më e vogël. Përjashta ka shkallët prej guri. Pjesa përdhese nën ahur ( ahër) ka shërbyer për mbajtjen e bagëtive. Kati i parë është një tërësi e përbashkët, ku gjendet dhoma e ditës dhe kuzhina. Aty sipas traditës është votra në sipërfaqe prej 12 metër katrorë. Ajo është shtruar me rrasa guri vendas. Përballë saj është oxhaku tardicional në formë gjysmë harku i punuar me qemer guri. Në katin e dytë nën pullazë të kullës ndodhet dhoma (oda) e burrave . dhomë pas arrestimit të Smajl Martinit mbante emrin e Tringës.

Image

mureve të kësaj kullë u mbajtën shumë tubime dhe u zhvilluan biseda të ndryshme me krerët më të shquar shqiptarë të kohës. Në këtë shtëpi fisnike, bujare dhe kreshnike u fol për shumë ngjarje të lavdishme dhe u sollën vëndime të rëndësishme historike. Aty bujtën dhe ishin miq personalitete të shquara të kombit shqiptar.

kur hynë në këtë monument me vlera kombëtare të renovuar nga pinjollët e kësaj familje , vëllezërit Gjelosh dhe Gjeto Ivezaj në vitin 2016, ke çfarë të shohësh. Nën tavan, në mur qëndrojnë të varura fografitë - portrete të vizatuara me laps të Smajl Martinit, bijës së tij Tringës dhe Dedë Nikës, nga piktori kosovar Albin Elezkurtaj, i cili jeton në Slloveni. Përveç këtyre aty ndodhen edhe disa fotografi të tjera , flamuri kombëtar, dekorata dhe mirënjohja me rastin e 100 - vjetorit të çlirimit të Shkupit dhe pavarësisë së Shtetit Shqiptar dhe flamurit kombëtar dhënë Robert Ivezaj , anëtarit të familjes së Tringë Smajles, dekorata e Smajl Martinit ( pas vdekjes) nga Presiedenca e Shqipërisë me titullin “ Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”, e cila iu nda me rastin e 110-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë dhe një shkrim në anglisht nga Nju-Jork Tajmsi. Hijeshi e vlerë të posaçme kullës i japin edhe eksponatet e vjetra ( orenditë shtëpiake) rreth votrës, 5 stola me tri këmbë, tri karriga të vjetra afro 100 vjeçare, vargonjtë me kusi, mashicat për zjarr, buljera e dikurshme shumë e vjetër në sqoll, ibriku për ujë në mur , i cili ka shërbyer për larjen e duarëve, qypi i vogël prej dheu dhe tavolina njëshekullore. Këtu ruhet me dashuri e kujdes edhe një lahutë 35 vjeçare, një çifteli 40 vjeçare, dy thika pushkësh ( hanxharë) dhe arka e nusnisë së bashkëshortes së Gjokë Dedës – Gjystes e punuar prej druri me zbukurime. Këtu ruhen edhe dy kandila vajguri ( bishtukë) , dy lëkura delesh (posta), që kanë shërbyer për ndeja dhe dueqit e kalit të shalës.

ka oborrin e saj në dy nivele dhe portën. Dera e hyrjes dykapakëshe prej druri, e gjërë 2. 70 metër është e mbuluar me tjegulla. Në krahun e majtë të hyrjes në oborr ndodhet pllaka përkujtimore e Smajl Martinit. Afro 15 metra larg kullës janë varrezat familjare të bajraktarëve të Grudës në mesin e të cilave edhe varri i Tringës. Ajo e ka lënë amanet që në varrin e saj mos të varroset askush tjetër. Porosia e saj ruhet edhe sot dhe do të ruhet edhe në të ardhmen. Thuhet se ushtria serbe e ka dëmtuar qëllimisht varrin e Tringës , me ç’rast është thyer kryqi dhe është plasur rrasa e varrit. Varrin e saj e ka renovuar anëtari i kësaj familje Gjelosh Ivezaj, punonjës shumëvjeçar i dalluar i arsimit shqip në Malësi.

e bajraktarëve të Grudës ka një histori të madhe dhe të lavdishme, prandaj mund të quhet me të drejtë edhe historike. Në këtë votër heroike janë lindur dhe janë rritur në vazhdimësi , në frymëne e traditës shqiptare burra të mëdhenj, patriotë e liridashës, trima e trimëresha, si vëllezërit Preç e Bac Vuksani Ivezaj ( princat e Grudës) , të cilët u vunë nën mbrojtjen e Kalasë së Rozafatit, në Shkodër, pastaj Smajl Martini, njëri ndër luftëtarët më të mëdhenj që pati Malësia , prijës dhe trim i vendosur në luftërat e njohura në Shkodër, Vraninë e Shipshanik, në Deçiq e Bukovik, në Plavë e Guci, në Pejë si dhe në betejën (kryengritjen) e përgjakshme në tokat e Maqedonisë kundër Sadri Agë Pashës , sikur edhe Dedë Nika, Zef Martini e të tjerë. E kësaj derë është edhe vajza e Smajl Martinit, Tringa e njohur si Tringa e Grudës, e cila krah për krah me burra luftoi me armë në dorë për të çliriuar trojet tona shqiptare.

gjithë këta burra të mëdhenjë malësorë dhe kjo heroinë shqiptare u ushqyen nga prindërit e tyre fisnik me dashurinë për tokat shqiptare. Këta fatosa të lirisë gjatë gjithë jetës së tyre vepruan për çështjen kombëtare dhe ishin në shërbim të atdheut dhe flamurit të shenjtë kombëtar. Ata drejtuan shumë forca shqiptare fitimtare në beteja të përgjakshme në mbrojtje të trojeve etnike shqiptare në luftë kundër osmanëve dhe malazezëve për të çliruar tokat tona shqiptare. Pasardhësit e kësaj derë, të njohur për trimëri e atdhetari, me zjarrin e pushkës në luftrat për liri dhe pavarësi të shqiptarëve dhe me gjakun e tyre të derdhur për atdhe shkruan historinë e lavdishme të krahinës së vet dhe të Shqipërisë. Veprat heroike të këtyre fatosave të lirisë frymëzuan shumë rapsodë popullorë, poetë, studiues, e historianë të njohur vendas dhe të huaj.

Kjo çerdhe apo fole heronjësh e heroinash është djegur tri herë nga forcat ushtarake turke. Megjithatë ajo i mbijetoi këtyre kohërave të errëta, sikurse edhe tërmeteve gjatë kësaj periudhe kohore.

duhet thënë se me këtë kullë dhe me këtë familje bajraktarësh krenohet jo vetëm Malësia, por e gjhithë shqiptaria, sepse ajo nderon kombin shqiptar. Vlerat e saj e kemi për detyrë t’i nderojmë dhe t’i repektojmë përherë e mot.

Roli i kësaj kullë, sikurse edhe i të tjerave në Malësi, është jashtëzakonisht madh. Si pjesë e trashëgimisë së mirëfilltë arbërore dhe si simbol i traditave të banorëve të Malësisë do të ishte mirë që ato të kenë një përkujdedsje institucionale. Të evidentohen, të riparohen dhe të vihen sa më parë në ndispozicion të popullsisë së vet, por gjithashtu të bëhen të dukshme edhe për vizitorët e huaj si dëshmi e kësaj trashëgimie të paktë kulturore dhe e njërit prej popujve më të vjetër të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat