Rrugë jete

Kultura

Rrugë jete

Sonila Pacolli Nga Sonila Pacolli Më 10 qershor 2021 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Nuk i kam rënë ndonjëherë kësaj rruge
shpesh kam harkuar rreth saj
Jam sorollatur,kam bredhur e kam
vajtuar pa faj.

Symbyllurazi kam ecur,rrëzuar jam sa herë,
gjakosur në gjunjë,shpërthyer në vaj.
Por kam duruar...
Jam ngritur e kam ecur prapë!

Gjithëçfarë kemi s’mund të jetë veç e jona
Gjithëçfarë duam
s’mund të jetë më shumë se dëshirë,që pret
në prag të ikjes kuturu.

Ne njerëzit e ngjarjeve të sajuara,mbetëm
personazhe të dubluar në shirita filmash të
djegur,pa pate shanse të rishihemi në
ekranet e jetës e që na rri si fund i shkurtër
mbi gju.

Më kot luajmë me telekomanda moderne
plakja sa shpejt do të na përgjumë. Ajri
prej të ftoftit na kapet për mëngësh,
strukur,në palltot tona firmato.

Hallaktemi me pritjen që na mund,me bileta
dhe qindarka të mbetura në fund të shpirtit që
asgjë s’e fsheh.Si pat të keq njëri-tjetrit
shtyjmë ndër statcione pa urban .Shkoi edhe
një pa fre...

Krupsullohemi cep-qosheve gjithë turp e përbuzje
prej tjetrit që na sheh,prej vetes që s’ngjajmë me
viktima që shihemi me sy e që e ruajmë frymën
nga vjedhësit që jemi vet ne.
Shenja të kristalta shiu provohen si përqafime
të lagështa në fytyrat tonat pa jetë,dritare e
syve përplasen për të na mbrojtur prej rrufeve të
rrëmujshme në qiellin që qan mbi ne.

Njerëzit gulçojnë nxitimithi t’i shpëtojnë lagies, të
ruajnë zjarrin në të thata frymëmarrje.

Unë qaj të shpërlahem prej mykut,që prej kohësh
më shpërhapet në lëkurën e mallit që më djeg. tani
më shumë ndizet prej shiut ngjitur më rri
hijerëndë,nën vegime dhe kohë të largëta me diell.

Veç ngrehina të vjetra më bëjnë shoqëri
Të gjithë nxitojnë të mbyllen në shtëpitë e ngrohta, me të
dashurit.mua asgjë s’më shtyn askush nuk më pret.

I rëndë ky shi mallin ma qullos.Më kot pres të thahem në
mungesën e thekur që më tret.Ja ku po kthehem prej një
dite të kotë,qesh me fatin tim të mbetur pas meje,si një hije
që s’mundi kurrë të bëhet një me mua.

Nuk ka më kohë për t’u menduar? E kam ndalur hovin e
po të pres të zbardhë agimi i parën një çati të re,po hedh
rropullimën e fundit të valles së vjetër.

Gjithmonë është heshtje në dhomën time
Unë mysafire e trembur e shtëpisë së ftoftë Kërcas
gishtat për të bërë zhurmë.I tregoj vetes
Historinë e princit që s’e njoha kurrë.

Brenda jetoj si pa jetë dhe jashtë kënaqem,
si një engjull që qëndron mbi ferr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat