Nderohet aktori Bekim Fehmiu

Kultura

Nderohet aktori Bekim Fehmiu

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 19:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot, më 15 qershor, në 11 vjetorin e kalimit në amshim të aktorit tonë kombëtar me përmasa ndërkombëtare, Bekim Fehmiut, stafi i Teatrit të Qytetit "Bekim Fehmiu" nderoi figurën e këtij kolosi duke hedhur lule në Lumbardhë në shenjë kujtimi e nderimi të figurës madhështore të tij.

Ndër tjerash, drejtori i teatrit, Fetah Paçarizi, u shpreh se më 1 qershor, ditën e lindjes së aktorit Bekim Fehmiu dhe ditën ndërkombëtare të fëmijëve, teatri ynë, për nderë te figurës se Bekim Fehmiut dhe ditës së fëmijëve ka realizuar premierën e shfaqjes për fëmijë "OK NATYRË".

Shfaqje e cila vazhdon të jepet për fëmijët e shkollave fillore të ciklit të ulët të Prizrenit, ku parashihet që të shikohet nga më se 5000 nxënës.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Poashtu, ai u shpreh se Teatri i Prizrenit ka nderin dhe privilegjin që mban këtë emër, njëherit në emrin e tij dhe stafit i falënderoi të gjithë të pranishmit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat