Oferta për njohje

Kultura

Oferta për njohje

Nga: Musa Ahmetaj Më: 24 qershor 2021 Në ora: 21:48
Musa Ahmetaj

Ju propozoj moj gocë

Të pijmë nga një kafe

Në tavolinë të përbashkët

T, i ndërrojmë ca llafe

Faleminderit or zotni

Nuk të njoh fare unë

Nuk e shoh dot të udhës

Me ty të kam ndonjë punë

Nuk pajtohem me këtë

Vërtet ti çka po deklaron

Edhe Sërbia nuk nja njeh fare

Por Kosova çdo ditë bisedon

Krahasime të tilla zotni

Nuk kam dëgjuar askund

Nëse fillojmë bisedimet ne

Dyshoj se do jenë pa fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat