Që kur na ikën

Kultura

Që kur na ikën

Nga: Musa Ahmetaj Më: 27 qershor 2021 Në ora: 14:09
Musa Ahmetaj

Që kur na ikën

Deputetët e vjetër

Ekrani televiziv

Ka marrë pamje tjetër

Këmishat me pulla

Kravatat në gushë

Dashuria për vendin

Kahere doli në fushë

Nga zhurma e makinës

Ushtonte tërë mëhalla

Deklaroheshe botërisht

"Për asgjë nuk më ha palla"

Edhe ekraneve televizive

I është ndërruar ngjyra

Nga koha që na ikën

Të pispillosura disa fytyra

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat