Dhurata

Kultura

Dhurata

Nga: Musa Ahmetaj Më: 27 korrik 2021 Në ora: 20:38
Musa Ahmetaj

Sporteli është mbushur

Me njerëz nga diaspora

Tash po e kuptoj unë

Pse më kruhet dora

Vërtet diaspora jonë

Ka një rini te mirë

Madje në mesin e tyre

Ka te tillë- dorëlirë

Njëri ma bëri me sy

Thash- nafakën e gjeta

Mendjen prore e kisha

Të më trashet kuleta

E nxorra nga rendi

E futa madje ne zyrë

Mbante doren ne xhep

Buzëqeshte në fytyrë

Unë e mbaj sekretin

Nga unë nuk dalin llafe

Më futi doren në xhep

Ju lutem sa për një kafe

Pastaj shpejt e shpejt

Punen edhe ia kreva

U pershendetem si burrat

Urdhëro edhe tjera hera

U gëzova pa masë

Nuk bëra shumë llafe

Nuk me dolen leket

Por sheqerka për kafe?!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat