Për ta nxjerr atdheun n’dritë!

Kultura

Për ta nxjerr atdheun n’dritë!

Nga: Sami Arifi Më: 9 gusht 2021 Në ora: 09:35
Sami Arifi

Bashkëpunëtorë t’dreçit e t’birit,

na i lanë varret n’lug t’mullirit!

Nuk është fare ai vëlla,

kur n’ditë t’vajit këndon me shkja!

Bashkëpunëtori s’donë hyzmet,

veç ndëshkim edhe siklet!

E mëson njeriu atë që s’dinë,

e jo dreçin që n’çdo birë hynë!

Nuk flas jo me egërsi,

por nga dhembja me shumë mërëzi!

Me fjalë t’ëmbla janë për t’u përshëndet,

n’ditë vështira ata që na janë gjetë!

Dhanë gjithçka t’shpëtojmë ne,

që n’vendin tonë ne prapë me le!

Atdhetarëgjithmonë ngrisin zanin,

shtojnë kujdesin për vatanin!

Ata ka’i herë edhe mund t’rrëzohen,

por, asnjëherë nuk dorëzohen!

Derisa të ndriçoi moti,

që shqiptari n’shtëpi t’jetë i zoti!

S’ke çka e merr dreçin me t’mirë,

se ai futet në çdo birë!

Veç shqiponja do zenë pritë,

për ta nxjerr atdheun n’dritë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat