Zogjve mos ua këputni krahët

Kultura

Zogjve mos ua këputni krahët

Nga: Enver Kalludra Më: 14 gusht 2021 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Një herë një zogu i’a thyen krahët,

nuk arriti të fluturoi.....

Buzëqeshja u venit nga dhimbja që

ndjeu njerëzimi nga vrasja e Gjorgj Flloyd.

 

Një herë u tallën me vajzën që deshi ta

shpëtoi botën nga ndotja-Greta Thornberg,

dhe nuk kuptuan se po luftonin veten.

 

Toka u tërbua nga ndotja që i’a bënin

dhe një furtunë e madhe shiu u ngjallë

e morri gjithqka me vete,fatin e shumë njerëzve përpiu.

Kuajtë e harlisur endeshin nëpër shkrepa malesh dhe unë nuk pashë të reagoi njeri.

 

Kur bota u zgjua njerëzit panë se erdhi koha që ndryshimi të vret zemrat e

ndryshkura nga pangopësia, koprracia,

urrejtja,smira e zilia dhe një puhi e lehtë

përqafoi fëmijët e botës.

 

E unë vetë më vete thashë:A thua fundi

do te vi  nga pesha e madhe që kjo botë

mban mbi vete apo nga gjëmimi i të pa 

thënave të shumë pleqve e nënave

fëmijëve e zanave dhe euuu  një fuqi si

stuhi më erdhi nga shpirti im dhe u ktheva

pas te shohë zogun pa krahë se si fluturoi

në imagjinatën e mendjës i fshehur në skuta duke bredhur me këngë vajesh lahuta dhe unë su tuta se intuita më tha:

Rri shlirë se zogu u bë engjëll dhe fluturoi

i lirë,ai pushon i qetë në parajsën e vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat