Si të komunikojmë pa keqkuptime?

Kultura

Si të komunikojmë pa keqkuptime?

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 21 gusht 2021 Në ora: 17:31
Zejnullah Jakupi

Është një libër nga autori i mirënjohur  Friedemann Schulz von Tun (1981) "Si të flasim- të komunikojmë me njëri-tjetrin" i pëbërë prej dy pjesëve dhe në këtë trajtim po i referohem shkurtimisht vetëm pjesë së parë, duke përfillur vetëm pikat kryesore dhe natyrisht secili prej nesh duhet lexuar dy librat. Ky apel vlen për secelin nga ne, qoftë nxënës, student, punëtor, mësues, gazetar, psikolog, politikolog etj.

Gjithashtu me thekës të veçantë dua të argumentoj se ky trajtim kalimthi, i kësaj teme, i drejtohet në veçanti gazetarëve dhe disa analistëve në Kosovë, të cilët ose shumica prej tyre, nuk dijnë as nuk e njohin ABC-në e komunikimit. Shpresoj se ky trajtim lexohet dhe merret parasysh nga të gjithë ata që e kanë nevojë.

Cilët janë aspektet e komunikimit? Sipas autorit në fjalë, thuhet se çdo komunikim përbëhet nga katër aspekte, i quajtur si ´komunkimi kuadratik´, siç janë: aspekti faktik, ai i marrëdhënies, i vetë-zbulimit dhe aspekti i apelit.

1. Aspekti faktik ka të bëjë me pyetjen; si mund t'i bëj faktet të qarta dhe të kuptueshme gjatë komunikimit? -"Ku ishe, unë të mora në telefon dhe ti nuk u lajmërove?".

2. Aspekti i marrëdhënies merret me ate se si i trajtoj njerëzit e tjerë mënyrën time të komunikimit? Varësisht se si i drejtohem publikut, ose personit me të cilin komunikoj. Gjatë komunikimit unë shpreh atë që mendoj për të; ose e bëjë që personi në fjalë të ndihet mirë ose i anashkaluar, i përbuzur i nënçmuar në përputhje me rrethanat e komunikimit.

Moslajmërimi e tij ose i saj në telefon e shpreh duke qortuar (ky quhet mesazh kongruent, nëse e qorton me zë dhe nervozizëm bashkëbiseduesin dhe e kundërta, kur fjalitë janë thumbuese, por mimika e personit qortues është normale).

3. Aspekti i vetë-zbulimit/ autenticitetit vije në shprehje nëse dikush jep diçka nga vetja, tregohet si është. Kjo rrethanë e bën çdo mesazh një shembull të vogël të personalitetit gjë që i shkakton transmetuesit një shqetësim ose lehtësim gjatë komunikimit. Pra, ne e tregojmë vetveten gjatë komunkimit se kush jemi në bazë të gjuhës së komunikimit që përdorim. Akuzat e mia janë pasqyrë e imja e komunikimit dhe me të e tregojnë se kush jam unë?

4. Aspekti i apelimit ka të bëjë me ate nëse dikush jep diçka nga vetja, ai dëshiron në zakonisht gjithashtu të bëjë një ndryshim përmes apelimit. -„Eja sot më herët në punë. Mos u vono, sepse nuk mund ta kryejmë punën me kohë, etj.“ Keqkuptimet në komunikime ndodhin nëse nuk i përzgjedhim fjalitë, mesazhet që  i japim në komunikim. Për shembull: Nëse i themi dikujt: 'Tani mos fol gjëra bajate?

Në këtë rast do të ishte më mirë që ju do t´i thoshit diçka më të relaksuar; "Nuk jam plotësisht i sigurt se do t´mund tu jap të drejtë për ate që thoni” ose nuk do të mund të pajtohem në të gjitha mendimet/qëndrimet tuaja”. Në qortimin e parë ne tregojmë anën tonë psiqike, nervozizëm, ndërsa në të dytën reagohet në mënyrë të qetë pa akuzuar anën e tij personale. Reagimi emocional negativ e tregon prapambeturinë e individit, ndërsa ai i cili e mbizotëron situatën është më i kulturuar dhe di të komunikojë më mirë dhe na shfaqet më i civilizuar.

Por, siç e përjetojmë shpesh në përditshmëri, konteksti ynë shoqëror në masë të madhe sikur i jep të drejtë komunikimit primitiv (ngritja e zërit, qortimi, fyerja, kërcnimi, nënçmimi i tjetrit gjatë bisedës është përditshmëri). Pra edhe rregullat e redaksisë dhe lejimi i debatit pa rregulla sikur e legjitimon komunikimin dhe debatin e keq, madje ai na duket si i programuar. Gjatë komunikimit shpesh na paraqiten keqkuptime, sepse mesazhi i personit A shpesh nuk kuptohet ashtu siç e jep personi B.

Shembull: Burri i cili është ulur në makinë i thotë vozitëses, gruas së tij: Vazhdo vozitjen, a nuk po e shesh se u ndez drita e gjelbërt (e semaforit)?

Ky mesazh le të kuptohet: Nëse nuk vozitë mirë ndalo makinën, do vazhdoj unë (se ti nuk je vozitëse e mirë) ose dëshiron t´i thotë: je e pakujdesshme etj etj). Pastaj përgjigja nga vozitësja mund të vije: A e ke ti timonin në duar apo unë? Trus, mbylle! Ose mund t´i thotë; -“OK patjetër, po e shoh, rri pa merak”. Ky shembull tregon se çdo lajm, përmban disa përmbajtje dhe jo vetëm një, siç e mendojmë ne shpesh.

Pra, secili mesazh i përmban 4 anët e tij, siç i përmendëm në fillim, por asnjëherë nuk është e qartë se çfarë dëshiron dërguesi i mesazhit A dhe çfarë nënkupton ai B, pra, marrësi. Gjithashtu mesazhi mund të jetë i shprehur në mënyrë eksplicite (formulimi i mesazhit) dhe implicite (toni i zërit, mimika dhe gjestika). Ja një shprehje eksplicite: -"Na sjell ushqimin". Mënyra implicite do të ishte: -"ska asgjë për të ngrër".

Dykuptimësitë egzistojnë në çdo komunikim. "Ju nuk mund të komunikoni." Kjo është ajo thënia bazike e komunikimit sipas P. Watzlawick (1969) i cili na kujton se çdo sjellje jona është komunikuese. Nuk kam nevojë pse të them diçka për të komunikuar. Pra, edhe kur heshtim ne komunikojmë, ne themi diçka!!!

Supozojmë se dikush po qan. I analizojmë katër faqet e mesazhit. Qarja mund të përmbajë mesazhe të rëndësishme, të tregojë vetë -zbulimin: ndoshta trishtim, mjerim emocional, ndoshta gëzim – ose të paktën agjitacionin emocional. Aspekti i marrëdhënies tregon: ndoshta një ndëshkim të partnerit.

„Shihni se çfarë keni bërë, do të thotë partneri!“. Ankesa: Ndoshta edhe e qara ka të bëjë një strategji (e ndërgjegjshme) për të marrë dashuri ose mbrojtje. Dhe natyrisht në fund vije edhe mesazhi. Mos vepro kështu, sepse rezulatati do jetë i tillë, do mbtretërojë zymtësi…

T´i qasemi edhe njëherë tani kuadratit komunikativ veç e veç duke marrë shembull burrë e grua të cilët janë duke udhëtuar me makinë. Gruaja po e nget makinën ndërsa burri është shoqëruesi.

Aspekti faktit: vazhdo vozitjen se u ndez ngjyra e gjelbër!

Aspekti i marrëdhënies e tregon gjendjen tonë, pse i thua vazhdo rrugën, je nervoz, nuk je i kënaqur me vozitjen ose e urren gruan se nuk di të reagojë me kohë etj. Ti përmes këtij qortimi e tregon anën tënde, ate çfarë fsheh në brendësi, e tregon paknaqësinë. Gjithashtu ky qortim tregon se sa ke besim tek gruaja, a e çmon ate si vozitëse dhe përse i thua kështu? Cili është qëllimi i apelit tënd?

Pra, qortimi; tani u ndez e gjelbërta, nisu. Qortimi ka përqëllim të tregojë mërdhënien, mosbesimin ndaj vozitëses. Ndërsa vozitësja (gruaja) mund të analizojë, mund të pyes: çfarë më thotë qortimi ytë për mua, pse e thua një gjëtë tillë? Pse nuk ke besim se unë jam një vozitëse e mirë? Dhe faza e katërt: aspekti i apelit; shpejtoje makinën që të arrijmë të gjelbërtën! Prandaj, aspekti i fundit shërben për të nxitur partnerit të bëjë ose të mos bëjë gjëra ose të mendojë ose të ndjejë gjëra të caktuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat