Elegjia e vjeshtës

Kultura

Elegjia e vjeshtës

Nga: Prof. dr. Avni PRESHEVA Më: 3 shtator 2021 Në ora: 16:47
Autori, Prof. Dr. Avni Presheva

Hekuri I hirtë token e mbulon

Dyert e saj të rënda happen

SI plagët e mia të cilat m`I sollën

Trupi dhe gjakun e maces

DHe kush e di sa e sa here pas kësaj fortese

Unë kam luajtur dhe jam varë me zorrët e saj

Sepse kam jetuar si qen

E qeni si unë është rritur

Nuk e di se a kam pare apo kam ëndërruar

Por e di që kur kam pare

Emrin e emrit tim nuk e kam dëgjuar

As në shpatijet e Vezufit

As te varri në Olimp

Në këtë vjeshtë

Në këtë kohë pa kohë

Sonte e varrosi

Një trim si tjetri

Gjaku I të cilit ka vendosur

Me shkëmbin të përqafohet

Ne gryka madhështrore

Jetën dhe vdekjen ta ndaj

Pa duar

Pa këmbë

Pa dhëmbë

Pa sy

I vetmuar dhe I përbashkuar me veten

I tepërt me vetveten

Me miqtë që janë zhdukur malit

As I vdekur as gjysmë I gjallë

O Zot, o djall

Më jepni fuqi deri në mëngjes

Që përmes këtyre dritareve të thyera

Ta shohë se ku përqafohen jeta dhe vdekja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat