Kronika kolumbiane e Limos Dizdarit

Kultura

Kronika kolumbiane e Limos Dizdarit

Nga: Ilir Levonja Më: 25 shtator 2021 Në ora: 14:39
Limos Dizdari

Nga viti 2018 e këtej, shfaqet hera herës në ndonjë qoshe shtypi, figura e një muzikanti të madh shqiptar. Problemi, e kërcënojnë..., i hedhin letra poshtë derës. Madje i shkojnë të fortit tek gardhi dhe i thonë hapur, largohu. I presin ujin e pijshëm, dritat etj. Ky është Limos Dizdari.

''Krimi'' që ka bërë, ka shëndërruar një pallat kulture andej nga anët e veta, nga ka rrënjët, në një Teatër. Në fillim dukej se kishte mbrojtjen e kryeministrit, por pasi doli kundër shëmbjes së Teatrit Kombëtar, meritoi heshtjen e tij. Me një fjalë, lëre ta vrasin.

Kush ka lexuar Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar, të kolumbianit Gabriel Garsia Markez, e kupton mirë çfarë dominance kanë situata të tilla. Janë një platformë e dielltë e një ndëshkimi publik dhe zakonor. Ndaj edhe sa herë ndodhin kërcënimet, mezi gjen tek-tuk ndonjë denoncim publik të webeve tona, pra atyre qëndrore. Të paktën e marrim vesh nga webet e provincës si Saranda web, etj. Dhe ta mendosh, sikur larg qoftë t'i ndodhi gjë këtij artisti të madh, surrogatot e politikës do mbushin faqet e fb me dedikime, zakoni më i mbrapsht i ynë, ai që vdis pa të të duam. T'i drejtohesh sot ndonjë institucioni shtetëror, është çmenduri njerëzore. Të paktën me ato që shohim nga denoncimet që bëhen përmes Stopit a Fiksit. Apo ato probleme shqiptarësh që shohim tek Shqipëria live, a, Ka një mesazh për ty. Emisione të pakta..., jeta e shqiptarëve dominohet totalisht nga politika. Ka një vdekje totale të shtetit të së drejtës ligjore. Por edhe atij moral, pra nga opinioni publik. Ne kemi kohë që vrasim veteveten, sidomos artin, artistin e për rrjedhojë historinë e tij. Ka ndërtuar tjetri një instucion kulture dhe shihet si kancer. Çfarë donit, qëndër për rritjen e drogës?

Kryeministri i vendit tonë foli dje në panelin e OKB, një shans i artë për një shqiptar që nuk e meriton, e përmendi nënë Terezën. Përse e përmend? Nuk ka një grimë të qeverisjes së tij që të fusi në gojën e vet nënën Terezë. Ai është një xhelat i vrasjes së historisë, sidomos asaj të artit. Tani shqiptarët shohin me bisht të syrit një kronike kolumbiane, të një vrasje të pritshme, të paralajmëruar dhe rrinë e bëjnë sehir. Nga ana tjetër, më habisni dhe ju artistë muti, me tituj, me nishane etj..., atashuar deri pranë qeverisë, se si heshtni.

Sa fëlliqësi që mbani mbi supe. Asnjë solidarizim, asnjë proteste. Mbetët kafeneve duke u bërë temenara njëshave. Këta janë artistët tanë. Historia jonë. Mbrojeni, se, do ju vi radha e dënimit publik shumë edhe juve. Eshtë vepër e gjallë arti, të ikësh nga metropoli dhe të ngresh nga themelet një teatër diku buzë Jonit. Po ne nuk shohim, nuk e shohim dot tek Shqipëria. E shohim tek bota. Sidomos ajo e Lindjes së mesme dhe të largët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat