Shkëputë prangat e errësisë!

Kultura

Shkëputë prangat e errësisë!

Nga: Sami Arifi Më: 2 tetor 2021 Në ora: 08:44
Sami Arifi

 Zëri i parë n'Tokë i hyjnisë,

i racës së parë t'njerëzisë!

N'kontinentin e përmbytur t'Atlantidës,

Kumbëllonte më parë zëri i bukur i Iliridës!

Para kohës Nuit e më vonë,

ishin pelakët (pelazgët) tonë!

N'Afrikën Veriore e në tërë Azinë,

edhe n'Evropë ndërtuanë t'parë Shtëpinë!

Ishin t'parë pelazgë, më vonë iliro-arbror,

nga t'hibridizuarit t'bërë hor!

Prangosën zërin e t'parëve,

të iliro-shqiptarëve!

Me mijëra vite deri sot na huton,

zëri i prangosur n'errësirë i mbyllur n'beton!

Shkëlqen nga errësira del n'dritë përsëri,

për t'treguar;

dokumente nga arkeologjia me plotë madhështi!

Pa gjuhë t'parëve mbetet n'zbehtësi,

e kaluara s'ka vërtetësi!

Për t'kaluarën historike mijëvjeçare,

rëndësi ka gjuha e shqiptarëve!

Zëri i t'parëve çan muret e betonta t'mallkimit,

futë dritën e çlirimit!

Shkëputë prangat e errësisë,

tregon t'kaluarën historike t'njrëzisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat