Zënia e diellit

Kultura

Zënia e diellit

Nga: KALOSH ҪELIKU Më: 11 tetor 2021 Në ora: 10:05
KALOSH ҪELIKU

Dudumët, i ka dënuar edhe Zoti

Me minare. Xhadi, mes Shkupi.

Edhe. Pizi. Sot, nëpër Katunde

“Shkollë letrare”, në Stamboll.

Që, nuk falen shqip në xhami

Nuk dinë asesi të dalin në Liri.

 

Dudumët, i ka dënuar edhe Zoti

Që, nateditë i luten në xhami:

E, nuk dinë,asesi të dalin në Liri...

 

(Zënja e Diellit)

Edhe, nuk e di si jetoj në bërllok

Ia dhash votën: Kryetar komune.

Bërlloku - bërllok. Nuk ka Dalje

Nga Shteti, e ka mbyllur veten.

 

Parqet. Ҫerdhet e fëmijëve. Pemët

I shëndrroi në ndërtesa biznesi.

Edhe, në “Serovë”: Uzurpoi Diellin.

Ndërtoi pallate  pa plan ndërtimi

Parking. Ndërtesa mbi njëra - tjetrën.

Parqet. Dhe, gjelbërimin i shndërroi

Biznese partiake. Klanore. Familjare.

 

Unë, nuk kam jetë mes këtij bërlloku

Uzurpimi parqeve. Zënjen e Diellit...

 

(Larja me raki rrushi)

Edhe, ju nuk dini të laheni

Me raki rrushi. “Hallall”.

Natën ta kaloni me akull:

Bythekrye, t’i përmbysni

Ditën e Nesërme Ibrikët.

 

Edhe, ju nuk dini ta pini

Ditën e Nesërme “hallall”...

 

(Hajdutët e“Hallallit”)

Pas Luftës 2001 –shit, Bashkia

Në të cilën jetoja në gjelbërim:

Park plot pemë. Dhe, pëllumba

Pallate  me oborre. Hapësirë. Jetë.

I preu, dogji drunjtë.Ikën zogjtë

Pëllumbat. Erdhën sorrat e zeza.

 

Ferrat, nën dritare. Dhe, “Hallalli”

Uzurpimi i parqeve para pallateve

Mes dite, lindnin godina biznesi.

Hiç pa plane ndërtimi urbanistik

Këpurdha. U turra pas “Haramit”.

 

Ika. U shpërngula nga “Harami”

Përçudi, edhe këtu gjeta “Hallall?!

“Hallall”, Shkupi. Ana shqiptare

Vardari e ndante me kufi politik.

Askund, nuk gjeta birrë “Hallall”

Vetëm “Haram”: Cocacola. Bozë.

Limonadë. Shfeps. Dhe, Fanta

Tollumbat, qengjin e hanin hajdytët.

 

“Hallall”, duket kisha vetë në shtëpi

Edhe, kur vinin miqtë e mi poetë:

Birra. Raki rrushi. Meze, mbi Tavolinë

Hanim e pinim në oborr. Nën hije:

Pasmesnate, i harronim mbi Tryezë.

 

Përçudi! “Hallallin”,  ditëne Nesërme

Askushi, nuk e kishte vjedhurnatën:

Hajdutët, në lagje vidhnin “Haramin”...

 

(Unë kthehem Sot

te Pragu i Derës)

Shtegëtova fushave. Dhe, maleve

Edhe, livadheve. Rrëzë Ҫukës.

I eca këmbë katër stinët e vitit:

Pranverë. Verë. Vjeshtë. Dimër.

 

Imzot, a ka edhe një stinë viti

Kalosh Ҫeliku. Rrugaçi, Sot:

Kryemëshehtas, dal në Dimër...

 

(Armiku)

Po. Mund të thoni, se: Unë kam pi

Raki rrushi. Dy shtama me verë:

Edhe, një Mike besnike në Mal

Apo, mes fushe: Mullari. Livadh.

 

Po, mos më thuani, se: Poezitë

E mia kryengritëse. Rebelet:

Sot, kanë pi raki rrushi. Verë.

 

E dini pse: Shkaku, se ju dudumë

Jeni të dehur me çaj rusi “hallall”...

 

(E përcolla Dimrin e Madh)

E përcolla Dimrin e Madh

Poezi Shkupi. Serenada Parisi:

Shi. Breshër. Dhe, borë. Stuhi

Serenada korçare. Chansons

Françeze Parisi kulturor, Art:

Edhe, Koronavirusin “armik”.

Pres, Pranverën. Dhe, Diellin.

 

E përcjell, Sot: Dimrin e Madh

Me poazi, Serenada. Chansons.

Dhe, e pres Pranverën. Diellin...

 

Shkup,  11 mars 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat