Perla lirike dhe eorike janë poezitë e Remzi Bashës

Kultura

Perla lirike dhe eorike janë poezitë e Remzi Bashës

Nga: Baki Ymeri Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 12:23
Kopertina

Poezia është mbretëresha e arteve dhe kurora e letërsisë. Poetët janë magjistarët që kërkojnë fjalë magjike për lumturimin e shpirtit. Poezia është një dritë përmes së cilës mund të shohim, dhe ajo që shohim është jeta. Jeta është art dhe arti është jetë. Poeti i vërtetë është një vizionar i përhershëm. Për të pasur poetë të mëdhenj na duhen lexues të shkëlqyeshëm. Sipas Remzi Bashës, natyra dhe Zoti janë poetët më të përsosur. Autobiografia e një poeti përbëhet nga poezia e tij. Pjesa tjetër janë vetëm shënime në fund të faqes. Çdo varg i paharrueshëm i një poeti të vërtetë përmban përmbajtje të shkruara dy ose tre herë para tij. Unë nuk krijoj poezi, por poezia më krijon mua! Poezia përfaqëson ndjenja, mendime, frymëmarrjeje dhe gjithçka që ia vlen të kujtohet gjatë gjithë jetës. Poeti i vërtetë mund të komunikojë me engjëjt. Poezia është arti i nusërimit të fjalës me fjalë.

Poeti i vërtetë është një vizionar i përhershëm dhe, pavarësisht nëse është me miqtë e tij apo jo, ai është po aq i vetëm sa një njeri në shtratin e vdekjes. Era e bojës më deh, të tjerët kanë nevojë për verë, por mua poezia më mjafton! Kush mund t’i shpjegojë balerimit se çfarë do të thotë vallëzimi? Nëse Galileo do të kishte thënë në vargje se toka po rrotullohej, inkuizicioni do ta kishte lënë atë të pandëshkuar. Poeti nuk shpik. Ai fshihet. Ju mund të jeni i sigurt se gjithçka që dikush shpik është e vërtetë! Poezia është po aq e saktë sa gjeometria. Për të pasur poetë të mëdhenj na duhen lexues të shkëlqyeshëm. Poetët janë misteriozë, por kur të gjitha janë thënë, një poet nuk është shumë më misterioz se sa një bankier.

Nëse nuk mbani poezi në vetvete, nuk do ta gjeni askund! Poezia është një jehonë që kërkon një hije për të kërcyer. Fati më i keq për një poet është të admirohet pa u kuptuar. Poezi do të thotë jetë e distiluar. Poezia përfaqëson mendime frymëmarrjeje dhe fjalë djegëse. Poezia është gjithçka që ia vlen të kujtohet gjatë gjithë jetës. Autobiografia e një poeti përbëhet nga poezia e tij. Pjesa tjetër janë vetëm shënime në fund të faqes. Poezia është arti i materializimit të fantazmave. Poezia, si hëna, nuk reklamon asgjë. Poezi nuk do të thotë të heqësh dorë nga emocionet. Nuk është shprehje e personalitetit, por një ikje nga personaliteti.

Por, sigurisht, vetëm ata që kanë dinjitet, personalitet dhe emocione, e dinë se çfarë do të thotë të heqësh qafe këto gjëra. Çdo varg i paharrueshëm i një poeti të vërtetë përmban përmbajtje të shkruar dy ose tre herë para tij. Unë nuk krijoj poezi, por poezia më krijon mua! Për mua, poezitë janë një rrugë e përshtatur në jetën time.

Image

Kurora e letërsisë është poezia

Poetët janë si magjistarët që kërkojnë fjalë magjike për të nxjerrë frikën nga shpirtrat e njerëzve. Poezia është një mit i vogël për aftësinë e njeriut për t’i dhënë kuptim jetës. Në fund të fundit, poezia nuk është diçka që ne shohim, por përkundrazi, një dritë përmes së cilës mund të shohim, dhe ajo që shohim është jeta. Jeta është art dhe arti është jetë. Unë u rrita në këtë qytet dhe poezia ime lindi midis malit dhe lumit, ajo e morri zërin e shiut dhe, si druri, lindi në mes të pyllit. Ju mund ta bëni një poezi në copa për të zbuluar se nga çfarë është bërë.

Zejtarët më të mirë të poezisë lënë gjithnjë boshllëqe dhe vrima, në mënyrë që diçka që nuk është në poezi të mund ta rrëshqasë, të vjedhë, të zhduket ose të depërtojë në të. Fëmijët dhe të çmendurit papritmas e prenë nyjën Gordiane, mbi të cilën një poet kalon tërë jetën për ta zgjidhur atë.. Poezia është filllimi dhe qëllimi i letërsisë. Është veprimtaria më sublime e mendjes njerëzore. Ajo është arritja e bukurisë dhe delikatesës. Prozatori nuk mund të bëjë asgjë tjetër veçse të tërhiqet mënjanë kur poeti kalon. Një poet duhet të lërë gjurmë dhe jo prova të vdekjes së tij.

Vlera reale dhe origjinale, perla lirike, erotike dhe romantike janë poezitë e Remzi Bashës. Poetët janë lisa që rrënjët i kanë thellë në tokën mëmë. Duke lexuar këto poezi me një vërtetësi apsolute, duket se gjendja e brendshme e poetit nuk është lodhur nga dhimbja, nga pabarazitë, nga heshtja, por ai sigurisht gjen prehje të sugjestionohet te iluzioni se jeta ka dhe nuk ka barazi. Njerëzit e dashur si Remzi Basha të japin vargje briliante dhe kujtime të paharrueshme. Në vargjet e tij spikat kthjelltësia shpirtërore e një zonjë fisnike që ia shpëtoi jetën. Vargjet e tij janë si zogj që fluturojnë në qejfin e vet, si vera që sa më shumë vjetërohet, aq më e preferuar është,

Poeti i mirënjohur Remzi Basha na ka lënë një lirikë të pastër dhe një model se si shkruhet poezia, ku arti arrin të pasqyrojë estetikisht bukurinë e madhështinë e natyrës dhe dashurinë e krenarinë për familjen dhe vendlindjen e tij. Remziu është poet dhe patriot, një dritë mendimtare që na sjell vargje me thellësi, bukuri e ndjeshmëri që ia sigurojnë pavdekësinë. Brenda tyre është shpirti krijues poetik me ndjesi të ndërthurura me shije. Brenda vargut të tij është fantazia e poetit që të josh ta lexosh dhe admirosh. Forca e vargjëvë të tij të bën të shikosh më sytë e mendjes një dashuri shpirti për brigjet e vendlindjes dhe bregdetin e dashurisë, vargje të rrjedhshme me sentimentalizëm dhe profesionalizëm.

Detaje kaq të bukura që i kujtojmë me nostalgji, me mall, me një vargëzim ritmik dhe melodioz. Janë vjersha të përkryera në kuadrin e një lirike të bukur të natyrës, të përmallimit, të fshatit, të mërgimit, të dashurisë. Të gjitha të shkrira përmes një gjuhe të zgjedhur poetike dhe figuracioni artistik funksional, me mesazhe të bukura të një poeti të madh, humanist dhe atdhedashës. Një mik i rrallë dhe një poezi fantastike për dashurinë. Poezi e shkruar me një zjarrmi romantike, plot gjendje poetike, me një figuracion të pasur, me ide dhe me mësazhe mbresëlënëse. Poeti i këndon mjaft bukur dashurisë, së ëmbël, të qetë, të çiltër dhe hijërëndë. Poezia nuk do shkollë. Ajo është një dhunti që i ka falur Zoti njeriut, që nëpërmjet artit sjell para nesh plot ndjenjë e muzikalitet.

Vargjet e Remziut janë reflektuar në poezi kaq të bukura e mallëngjyese. Shkrimet e tij na kanë bërë të kuptojmë së është një njeri i drejtë, i ndershëm dhe i pregatur, me kurajon, pjekurinë dhe inteligjencën që e karakterizon. Tradita dhe morali shqiptar i formuar në shekuj si tërësi e vlerave njerëzore të një populli, nuk e pranoi kurrë nënshtrimin dhe modën lakuriqe si vlerë dhe emancipim. A thua se njeriu ka qenë më i emancipuar kur ishte pjesë e turmës së kafshëve!. Sipas kësaj logjike i bie të kemi shpenzuar kot shekuj kohë për të mbuluar me modele të bukura veshjesh, ato pjesë intime që kafshët i mbajnë zbuluar. Muza është pjesë e njerëzve të mençur dhe të vargjeve të poetit të dashurisë. Ajo lëviz si valët e trurit që udhëtojnë pa u ndalur. Respekt të pafund për poeti që na e përkujton rininë djaloshare dhe muzën e tij poetike përmes së cilës merr frymë për të vajtur nga drita në dritë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat