Për ty, o vendi ynë

Kultura

Për ty, o vendi ynë

Nga: Xhelal Hoxha Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 09:07
Xhelal Hoxha

Për ty, o zonjë e ranë

Ti bukuri e rrallë, që zbukuron ndritë dynjanë!

Perla margaritarë, më je anë e mbanë!...

 

Me ty e për ty;

E duam bashkë: Prishtinë e Tiranë!

Për ty, o vendi ynë;

Neve që na përtërinë...

Të duam ty, Kosovë;

të  ribashkuar me Shqipërinë

 

Për bashkimin tënd

 Neve duhet të punojmë, jetojmë e luftojmë!..

Ata që do të mbesin:

Ta gëzojnë, urojnë dhe gotat ti cakërrojnë, deri sa të vdesin!

 

Të jetojmë si njerëz apo

të vdesim?!

Me shumë e shumë shpresë,

ata që do mbesin, pa vesin,

Për ty, o zonjë e ranë!

 

Këto fjalë burojnë;

si, një krua i pastër,

e si një oqean...

Që aq shumë ju deshëm,

e do t'ju duam juve, sikur nënat që i dojnë:

djalin, vajzën e sajë!

 

Ju që dilni nga burimi i vendit tim: Sikurse në Radushë,

Dri, Mirushë, Lepec, Shkumbin, Bistricë, Bunë,Vjosë, Rugovë,

Pejë Deçan,Shkodër, Korçë

Prizren, Prishtinë e Tiranë!

 

"Kosovë, ti për neve je, babë

Shqipëri, ti na je, një nënë!"

me gurgullimë burime, perla e margaritarë:

 Atmëmëdheu i tanë!

 

Ti, mua që më ndritë

e më ngritë;

Ti mua më ngrinë e më shkrinë;

Bashkë me të gjithë,Shqipërinë!"

 

Ty që na shuan etjen,

e na jep frymëzim:

O vendi,

o toka,

o dielli,

o qielli,

o Flamuri jonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat