Bajram Curri në Lurë

Kultura

Bajram Curri në Lurë

Nga: Gezim Loka Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 09:05
Gezim Loka

Në shtëpinë e Ibrahim Gjoçit
Bujti vetë Baca Bajram,
U poq kafja e lirisë,
U poq lufta për vatan.

U ndez zjarr i madh në vatër,
Me lurianët besa-besë,
Çdo kullë e bajrak fortese
Shkrojti vargjet e epopesë.

Shkrojti vetë historinë,
Moj Lura e kuqe me namë,
Bëri luftë me krajla e mbreta,
Mote të tëra në istikamë…

Ç’ma nderove Bajram Currin,
Prijsin e lartë të Lirisë
N’këmbë e mbajte ti flamurin
Për Trim Tribunin e Vegjelisë…

Do të ikin vite, shekuj,
Do të rritet bari i ri,
Bajram Curri zemërhekur
Bashkë me ty në histori…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat