Realizime transavangardiste, moderniste në veprat e krijuesit të përmasave evropiane

Kultura

Realizime transavangardiste, moderniste në veprat e krijuesit të përmasave evropiane

Nga: Prof. Dr. Hivzi Muharremi Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 13:18
Mr. Leonardo Voci

Piktori extravagant Leonardo Voci hynë në rradhën e krijuesëve shqiptar me një krijimtari shumë të bujshme (prodhimtare- artistike). Që nga mosha e re shpirti i tij ka qenë i brumosur me imazhe dhe me kolorit, me një botë krejtë më ndryshe të përjetuar nga të gjithë moshatarët e tij. Andaj, përceptimi dhe qasja e tij ndaj fenomeneve natyrore që nga haperimet e para ndaj botës së artit është vërrejtur e posacërisht vrulli i tij për pikturim reflekton që nga periudha e shkollimit të mesëm e posacërisht gjatë kohës studimore si produkt i specializimeve në Itali, Gjermani dhe SHBA, ku gjithnjë bëhet i vecantë dhe dukshëm dallon nga studentet e brezit të tij dhe atyre të mëvonshme. Elementi i ngjyrës do ti bëhet pjesë përbërëse e veprave. Ishte kureshtar i aplikimit të tyre në aspektin e raportit kontrastiv me implementimin e dritës sa natyrale poashtu edhe të asaj të rëndomt ditor, të përfituar përmes valereve koloristike. Ketë frymë të artit do ta kultivoj gjithnjë deri në ditët e sotme, përkatësisht me ekspozitën personale organizuar kohë më parë në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

Vetë koncepti i ekspozitës mpleks dhe shpërfaqë tërë botën kreative e cila shpërthen si një vullkan eruptiv nga shpirti ekzaltues dhe dinamik të autorit i cili padyshim me tërë këtë spektër të punimeve të ekspozuara nga formatet dhe syzhet e ndryshme artistike opinionit artdashës i ofron një frymë krejtë më ndryshe të pikturimit, përkatësisht nga ajo tradicionalja, e zakonshmja e cila ishte aktuale gjithnjë deri në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit XX në artin europian. Por, autorit Leonardo një frymë e një arti të tillë të standardeve, të izmave tradicionale absolutisht nuk i interesonte, autorin nuk e joshte, por i tërë pikësynimi i tij ishte përqendruar drejtë mpleksjes së një fryme transavangarde të artit, drejtë lëvizjeve bashkëkohore që gjithnjë shtegtojnë në prezantim të aktualitetit të konteksteve kohore, të periudhave avansuese që qëllimi parësor i tyre padyshim, ishte dhe është që gjithnjë të jenë në kërkim të rrjedhave zhvillimore dhe artistike si në aspektin estetik po ashtu edhe në atë filozofik. Andaj. Veprat e piktorit Leonardo Voci në aspektin kompozicional mbarshtrohen në konotacion të duo të shprehjës artistike si në atë përmbajtësor poashtu edhe në ate figurative.

Kompozimet janë abstrakte, të pakapshme për syrin e cdo vrojtuesi i cili mundohet që nga vepra në vepër të zbuloj atë se cka ka synuar autori ta trajtoj dhe të na ofroj, apo të zbuloj dic të re në këto tablo të ekspozuara në bazë të përjetimit të vet personal. Këtu është esenca, qëllimi i autorit që ta arrij atë efekt që cdo njëri i cili është pjesmarrës-vizitues i veprave të t’ia ta përjetësojë në mënyrën e vet, në shpirtin e tij duke filluar nga elementet figurative përkatësisht ngjyrat, linjat dhe format me raportet e strukturave koloristike që cdo njëra “flet”, asocon dhe e potencon gjuhën figurative përmbajtësore të vet motivit të trajtuar si në portretet, figurat poashtu edhe në tablotë të realizuara në frymën e introduktit ekspresivo abstrakte. Ku lëvizjet e penelit i ka më të përshpejtura më ekspresive e dramatike. Vecanërisht këto karakteristika autori i vë në spikamë në ato tablo ku figurat mund të identifikohën si silueta të shkrira në sfondin koloristik të ngjyrave me primesa të raporteve sa kontrastive po aq dinamike apo të harmonizuara. Padyshim, që këtij ritmi koloristik deri në një masë i ka kontribuar - ndihmuar edhe implementimi i elementit të dritës e cila jo vetëm që i thekson planet kompozicionale, por në esencë përmes dritës përfitohën dimensionet hapësinore, përkatësisht arrihet harmonizimi i tërësishëm i kompozimit.

Image
Pikturë e Leonardo Voci

Piktori Leonardo Voci krahas pikturës me devocion dhe përkushtim të madh i është qasur edhe portretit i cili sikurse piktura mpleks botën e vet dhe gjithnjë orvatet që përmes karakterit të përsonaliteve të realizuara ta shpërfaqë stilin e vet modern pa u mbështetur në frymëzim të asnjë drejtimi nga arti modern por me një trajtim origjinal që lind nga shpirti i artistit. Andaj, piktorit nuk i intereson bukuria vizuale poetike të portreteve por ajo e brendshmja, shpirtërorja ku përmes ngjyrave tani shumë më pastuoze e arrinë dramacitetin, ekspresivitetin e vetë botës shpirtërore. Këto karakteristika më së miri mund të venerohen në pikturimin e syve të cilët janë aq të shëmtuara saqë në shikim të parë nga zgurdullimi i tyre shprehin dramaticitetin më të madh piktural. Ato komunikojnë me shikuesin dhe cdo portret e mpleks botën e vetë sa shpirtërore po aq edhe aktuale të kontekstit kohor kur është realizuar dhe në cfarë rrethana historike apo nga përditshmëria jetësore e kohës së re. Pra në komunikim artistik gjithnjë e shprehin aktualitetin e kohës.

Gjithashtu edhe portretet sikurse pikturat ngërthejnë stilin modernist të autorit ku në aspektin koloristik e vazhdojnë rrugëtimin e shprehjës transavangarde me theksim të strukturës koloristike të ngjyrave intensive dhe kontrastive. Për piktorin shprehja kontrast është dhe do t’i bëhet qasja fundamentale per realizimin e veprave kompozicionale të stilit vetanak, modernist në tërë opusin krijues të veprave të realizuara. Pra, artdashësit kanë pas rast dhe mundësi në ekspozitën vetjake të piktorit extravagant Leonardo Voci ti kundrojnë karakteristikat e veprave të ekspozuara nga opusi i gjerë i krijuesit dhe cdo njëri ta gjejë vetën para veprave duke i shijuar tingujt e tonaliteteve të ngjyrave, formave figurative dhe psikologjinë e shprehjës së portreteve që në të shumtën e rasteve obsidohen si refleksione në hapësirat kompozicionale.

Krejt në fund mund të themi se ekspozita si tërësi konceptuale është mirëpritur nga artdashësit e kryeqendrës dhe më gjerë dhe ka zgjuar interesim të madh.

Image
Pikturë e Leonardo Voci
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat