Demon i vetvetës

Kultura

Demon i vetvetës

Nga: Zylfie Gervalla Më: 2 janar 2022 Në ora: 18:44
Zylfie Gervalla

Jam udhëtare e jetës së vetmuar

Eci rrugëve të botës së panjohur

Shkeli mbi gjethe dhe baltën e lagur

Në krahëror e mbajë barrën e m'plakur!

 

Sa e sa herë mbi këtë urë kalova

Poshtë gumëzhinte uji gurgullimë

Mërgimtare në rrugën e humbur

Në udhëkryqin e ngelur të pakthim

 

Mbusha zemrën me durim të madh

Rrugë e gjatë nuk di se ku më shpije

Im zot lutjet bëra tek fuqia e jote

Të më mbrojë me diell e të mos jem nën hije

 

Mbi shpatulla të forta edhe mbijetova

Shpesh nga dhembjet dhëmbët i shtrëngova

Por krenare me ballin e hapur

Asnjëherë askujt s'ju dorëzova

 

Rrëxuar e ngritjesh dhembjet i kalova

Në heshtje sfidat i munda gjithnjë

Mund të jem e varfëra e kësaj bote

Por shpirtin tim s'mund të ma vret njeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat