Dante Aligieri zgjohet në Ravena

Kultura

Dante Aligieri zgjohet në Ravena

Nga: Andi Bica Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Ferri i Dantes mbetet një realitet i ndjeshëm në të përditshmen e secilit vend tek vizioni i zhgënjyer e i neveritur i njerëzve për politikanët drejtues të fateve të popujve.

Patëm dhe ne fatin këtë fillim Janari , të vizitojmë qytetin ku ndodhet dhe vendprehja e Poetit e Themeluesit të gjuhës Italiane Dantes , të prekim disa nga objektet e ekspozitës " Dante , sytë dhe mendja. Një Epope Pop. "

Ekspozita e shtrirë në katet e Muzeut të Artit të qytetit të Ravenës , u kurua nga Giussepe Antonelli me një pjesë të dedikuar nga kuratorja Giorgia Salerno dhe një ekspozitë mbi fatin popullor të Dantes , mbi imazhin dhe vepren e shpërhapur në çdo skaj të njerëzimit.

Fama popullore e Dantes nis në vitin 1300 e arrin deri në Universin e sotshëm kulturor të quajtur "Pop".

Është fat që kalon nëpërmjet kujtesës. Disa prej vargjeve ose tercinave Danteske më të njohur , janë bërë tashmë proverbialë , të tjerë të cilët i takojmë nëpër këngë , në reklamë , e deri në mbishkrimet në mure.

Vetë profili i Poetit Kombtar të Italisë , rinjihet në të gjithë botën është një ikonë familjare të cilin e zbulojmë nëpër monedha , pulla poste e monumente.

Të ushqyerit e këtij fati , kontribon me artistët që kanë treguar Danten dhe Komedinë Hyjnore me mjete të ndryshëm. Nga ilustrimet e Doresë në fenerët magjikë , nga romanet në filmat , nga revistat e animuara në video lojëra.

Image

 

Udhëtimi tregues në këtë ekspozitë të Muzeut të Arteve të Ravenës , në shoqërim kishte prezente një sallë të dedikuar artit bashkohor me vepra artistësh ndërkombtarë si Eduard Tresoldi , Irma Blank , Tomaso Binga , Richard Long , Letizia Battaglia , Kiki Smith , Ra di Martino , Robert Rauchenberg , Gilberto Zorio e disa artistë të tjerë , për të ri interpretuar temat Danteske , shpirtërat , udhëtimin , figurat femërore , ëndrrën dhe dritën.

Ekspozita mbylli projektin ekspozitiv " Dante. Sytë dhe mendja" e sendërtuar nga MAR - Muzeu i Artit të qytetit , nga Këshilli i Kulturës për Komunën e Ravenës në bashkëpunim me Bibliotekën e Klasave të realizuar me patronatin dhe mbështetjen e Regione Emiglia - Romagna , Dante 2021 - Komiteti Kombtar për celebrimin e 700 vjetëve , Ministria e Kulturës , me kontributin e fondacionit Monte Bolonja e Ravena , dhomës së tregtisë së Ravenës dhe nën kujdesin e Shoqërisë Danteske Italiane.

Duke ngjitur katet e Muzeut të Ravenës ndjemë vibracjonet e fjalës poetike të Dantes. Një bashkëshoqërues i mire e besnik , Danten e pamë në ekranin e madh në hyrje të ekspozitës të interpretuar në mënyrë mjeshtërore nga aktori Vitorio Gazman.

Më pas u ndalëm në filmat bardh e zi që shfaqeshin në ekrane të tjerë me motive dashurie , ku çiftet takohen në mënyrë poetike si Dantja me muzën e tij Beatriçen . Madje edhe në piktura të artistëve të njohur të rilindjes italiane.

Komikja ishte e pranishme dhe në këtë ekspozitë jubilare në filmin e aktorit të humorit Toto në ferr. Madje grimca humori pamë dhe në revistat me karikatura të ngjyrosura të cilat tregonin luftërat për mbrojtjen e kufijve të Italisë ushtarë austriakë , sllovenë , francezë e zviceranë në përballjen me Garibaldin triumfues duke imituar personazhet e kateve të ferrit dantesk.

Ajo që na befasoi ishte një sallë ku si në një stacion radioje ishin ekspozuar disqe të vjetër të kompozitorëve të njohur të frymëzuar nga vepra e Dantes në krijimet e tyre. U ndalëm në qetësi për të medituar me muzikë të mirë. Dëgjuam Bahun e Shopenin , Listin e Mozartin në kufje.

Pastaj mbërritëm në mbarim të ekspozitës , tek një vepër artistike e realizuar në materiale të përziera. Projeksioni metalik i një ylli të rënë, nga bishti i të cilit kullon një shportë lëkure me pluhur ari të jepte ndjesinë e ëndrrës që vijon.

Gjithshka në jetë sipas një shprehjeje të ilustruar në materie ekstra , fillon e mbaron nga yjet. Na u duk se hymë e dolëm në këto botëra të bukura të mahnitur brenda Muzeut të Arteve në Ravena pranë Kishës së Shën Marisë Bizantine dhe akoma e pamë veten si të zgjuar nga një ëndërr. Dantja me Beatriçen e tij na shoqëruan me magjinë e dashurisë së tyre poetike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat