Gazeta “Rilindja” - panteon i kulturës shqiptare në Kosovë

Kultura

Gazeta “Rilindja” - panteon i kulturës shqiptare në Kosovë

Nga: Mr.sc. Shefki Stublla Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 13:05
Gazeta “Rilindja”

Të nderuar lexues dhe lexuese, këtë përkujtim, për Ditëlindjen e Rilindjes, më 12 shkurt 1945, po e filloj me një mendim të përfaqësuesve të shkollës juridike të historisë, se: “çfarë nuk gjendet e shkruar në letër,nuk ekziston në jetë.”Po shtoj, ne shqiptarët e Kosovës kurrë nuk patëm kushte ta shkruajmë historinë tonë të mirëfilltë, ngase ndodheshim me shekuj nën thundrën e okupatorëve barbarë,primitiv, ta pashpirt. Derisa otomani botonte “abetaren turke për fëmijët serb” në Prishtinë,Nikolla Pashiq, kryetar i shtetit serb,urdhëronte: (shqiptarin e rrah, e mundo, të mësojë mos e lejo). Shqiptarët e Kosvës vazhdojnë jetën e mundimshme në vilajetin e territ. Mirëpo, përkundër zullumit të nadh, sidomos atij serbosllav që kishte ndaj shkrimit shqip,populli, kulturën e vet materiale shpirtërore e ruajti në këngët popullore dhe në muzeun e mbamendjes, dhe kurrë nuk u dorëzua.

Se shqiptarët ishin të shkelur kombëtarisht,në çdo aspekt  si ilustrim po paraqes mendimet e poetit Esat Mekuli, bardit të letërsisë shqipe në Kosovë:

Shqiptari këndon

Shekuj mbi ne e në ne,e mbushën jetën plot vnerë,që pezmi kryengritës në zemrat ton m’u ngri,që njeriu mos të jetë njeri,emri të na zhduket përherë,në natën e errët të shekujve,në natën plot errësi. Qemë jo njerëz,po rob:pa bukë,liri,n’uzdajë,në votrën tonë,pa shtëpi,pa plangun tonë,argatarë!Qemë turq,dreqën me bishta,qemë rajë, që tërhiqet në vargoj të mjerimit,të përbuzur shiftar! Qemë...por koha luftë shëron varrët çdo ditë:pas natës së errët të shekujve,hap krahët koha e re.Po jemi gjallë!Dhe tanët!Dielli edhe për ne shëndrit.Jemi gjallë!Dhe jeton emni jonë,e rritet,me luftarët tanë,nëpër fjalët tona veprime. Përpara ! Dhe përpara...Në çdo hap të ngritet,të kthjellohet balli i mrrolun,të këndojë zemra e përtrime. S’ka fuqi,që hovin t’na ndali,të harrohet emni që mbeti me shekuj si kala!Pse lirinë e fituam me gjak,kurrkush s’na e fali.

(Marrë nga përmbledhja ”Për ty”, Rilindja, Prishtinë, 1967,f.82).

Vendlindja e “Rilindjes” është Prizreni,kryeqyteti i etnisë iliro-shqiptare. Numri i parë i kësaj gazete doli vetëm në katër faqe,me moton inspiruese në ballinë: ”T’i përvishemi punës!”

Asokohe gazeta radhitej me dorë.Meritë për botimin e numrit të parë të kësaj gazete kishin punëtorët e shtypshkronjës së dorës,në Prizren:Sebë Lajçi,Skënder Lumezi, Reshat Arapi, Beqir Driza dhe Sllobodan Petroviq.Këta punëtorë punuan 24 orë me vullnet të madh  dhe ia dolën faqebardhë më 12 shkurt 1945, ta nxjerrin numrin e parë të gazetës “Rilindja”.

Në Shtypshkronjën e Rilindjes,në Prishtinë, punonin këta mjeshtër të shtypit:

⦁ Radhitës: Muharrem Shehu, Ali Krasniqi, Shemsi Haxhilari, Zija Bullaku, Daut Karabegu, Hasan Vuniqi, Nexhdet Raifi dhe Ruhan Kosumi.

⦁ Apcigerë: Abdurrahman Dobreva dhe Raif Beka

⦁ Korrektorë: Islam Vuniqi dhe Ismet Shala

⦁ Tipomakinistë: Bajram Konjuhi,Nexhat Rexha, dhe Saim Rexha

⦁ Redaktorë teknikë: Hamdi Baruti,Ramadan Hashani dhe Gani Gashi

⦁ Shkrirës i plumbit: Bajram Rrëmoku dhe Veli Bahtijari.

Rrugëtimi i “Rilindjes”

Gazeta “Rilindja” nga numri 1 deri në numrin 60 botohet në Prizren.Numri 61 botohet dhe faqoset në Prishtinë. Më 3 nëntor të vitit 1950, gazeta edhe njëherë ndërron vendin e botimit dhe prej datës 14 janar 1951 botohet në Mitrovicë.Dhe,më në fund,nga Mitrovica ndal shtegtimin dhe vendoset në Prishtinë,ku botohet deri në vitin 1998,kur forcat fashiste millosheviqiane e mbyllin me dhunë.

Fjalori i ri i informimit shqip në Kosovë fillon me “Rilindjen”

Në kohën e viteve të rënda,viteve 40, të shekullit XX,kur për herë të parë,përmes “Rilindjes”,fillon të përdoret emri “gazetar”,”reporter”,”redaktor”,”ilustrator”,”korrektor”, “lektor”,”radhitës”, dhe emrat të tjerë të protagonistëve të informimit dhe veprimtarive kulturore e shkencore në Kosovë. E kësaj kohe ështe edhe fjala lajm,në gjuhën shqipe,që zëvendësonte fjalët  “haber” dhe “vesti”.

“Rilindja”, panteon i kulturës shqiptare në Kosovë

Duhet,patjetër,të theksohet se Shtëpisë Botuese “Rilindja” i ka hije atributi “Panteon”, “Strumbullar” dhe “Feniks”,sepse me të fillon rilindja e gjithmbarshme e kulturës shqiptare në Kosovë.

Kjo shtëpi botuese botoi librat e parë shqip:” Këndimi im i parë” në vitin 1945,”Abetaren për të rritun” në vitin 1946,dhe “Abetaren për klasën e parë të shkollës fillore në vitin 1947. Po ashtu, kjo shtëpi botuese, botoi tekste të ndryshme shkollore për nxënësit shqiptarë në Kosovë,Maqedoni dhe Mal të Zi.

Bibliotekat botuese të “Rilindjes”

Me zhvilliminn e veprimtarisë botuese Redaksia e Botimeve të “Rilindjes” botimet e veta i ndau në 28 biblioteka:

⦁ Biblioteka filozofi-sociologji-etikë,redaktor Ali Rexha,

⦁  Histori, redaktor Nazmi Rrahmani,

⦁  etnos, redaktor Nazmi Rrahmani,

⦁  arti, redaktor Ali Rexha

⦁  linguistikë,redaktorë,Nazmi rrahmani,Fahredin Gunga

⦁  “Rilindja”,redaktorë,Nazmi Rrahmani - Fahredin Gunga,

⦁  komplete veprash, redaktor Nazmi Rrahmani

⦁  albatros, redakktor Sabri Hamiti

⦁  plejada, redaktorë,Ali Podimja/Anton Pashku

⦁   Drita,redaktor, Ali Podimja

⦁  Floçka,tregime,redakktor, Anton Pashku

⦁  Romani shqiptar,redaktor Nazmi Rrahmani

⦁  Drama,redaktor,Anton Pashku,

⦁ Hejza,redaktor  Sabri Hamiti

⦁ Spektri,redaktor Sabri Hamiti

⦁ Orfeu,redaktorë:Ali Poduimja,Fahredin Gunga

⦁  Ura,redaktor Ali Podimja

⦁  Atlas,redaktor,Ali Podimja

⦁ Portete,monografi ,redaktorë:Ali Rexha/Nazmi Rrahmani 

⦁ Memoare,redaktor,Ali Rexha

⦁ Mjeki im,redaktor,Ali Rexha,

⦁   Botime të veçanta,redaktor Nazmi Rrahmani

⦁ Botime të ndryshme,redaktorë:Nazmi Rrahmani/Anton Pashku

⦁   Ilustracione,redaktor Rifat Kukaj

⦁  Nxënësi,redaktor Rifat Kukaj

⦁ Libri im, redaktor Rifat Kukaj

⦁  Luli i vocërr,redaktor Rifat Kukaj

⦁  Literaturë  shkollore,redaktor Rifat Kukaj.

Në bazë të kësaj veprimtarie të organizuar, mund të thuhet se Shtëpia Botuese “Rilindja” ishte një kombinat krijues në gjuhën shqipe me redaksinë e botimeve dhe me revistat e veta (“Zani i rinisë”,Revista shkencore “ Përparimi”, revista letrare “Jeta e re”,revista “Pionieri” dhe revista “Shëndeti” ),që arriti të afrojë rreth vetes dhe krijoi mundësi për botimin  e veprave origjinale të shkrimtarëve të rinj shqiptarë,të cilët brenda një kohe relativisht të shkurtër,bënë mrekulli letrare.Kjo energji e re krijuese u bë krah i fortë i zhvillimit të mendimit letrar,filozofik,historik dhe krah i padiskutueshëm i mbijetesës. Në saje të kësaj veprimtarie të thuktë letrare u themelua, për herë të parë në Kosovë,  asociacioni i shkrimtarëve të Kosovës në vitin  1958.

Gazeta “Rilindja ishte një projektor i vogël me të cilin filloi të ndriçohet jeta e një populli aq të martirizuar.Ajo u bë një bedeker që jipte informacione themelore për jetën dhe protagonistët e mbijetesës së popullit shqiptar në Kosovë në kushte e rrethana të rënda ekonomike,shoqërore e politike.Ishte aktore e emancipimit arsimor,kulturor dhe shkencor.

Për çudi dhe ironi të kohës,kur askush në ish republikat e federatës jugosllave nuk i shuajti gazetat e veta: në Beograd, vazhdon të dalë gazeta “Politika”, në Shkup “Nova Makedonija”, në Podgoricë,”Pobjeda”, në Sarajevë “Oslobodjenje”, në Zagreb “Vjesnik” dhe  në Lublanë “Dello, vetëm tek ne,disa “korifej” të “ demokracisë së re” botuese e shuan “Rilindjen”, duke rrënuar bazën dhe përvojën e mirëfilltë të krijimtarisë letrare, shkecore, pedagogjike.

Për fat të keq, kur gazeta “Rilindja” bëri emër dhe mbiemër,kur populli doli nga vilajeti i territ, kur arritën të shkruajnë e të lexojnë shqip, kur kishte marrë fund nënshkrimi me gisht i shqiptarëve, ata mbeten pa gazetën e vet me të cilën, së bashku me të, rilindën dhe hapen rrugën kah ardhmëria. Njerëzit pyesin: si e ndjen veten ai që dha urdhër për shuarjen e saj.Këtij burimi të komunikimit të mirëfilltë në gjuhën shqipe...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat