Kur Paskal Milo... qëndron “pas kalit” të ballistit “Selfo Qorri"

Kultura

Kur Paskal Milo... qëndron “pas kalit” të ballistit “Selfo Qorri"

Nga: Ylli Mece Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 15:36
Ylli Mece

Që kryeballistë si Butka dhe Alimadhi të deklaronin se Enver Hoxha ishte ai që provokoi i pari “Ballin Kombëtar” dhe se “Balli nga inati” shkoi e bëri dashuri me italianët dhe në të pastajmen me gjermanët, hajde se do të durohej, sepse për hir të së vërtetës, nga kolaboracionistët me fashizmin nuk mund të presësh që ata t’i thurnin himne e lëvdata Luftës tonë të madhe Nacional - Çlirimtare dhe kjo është llogjike...por problemi është se si ka mundësi që Paskal Milo ish profesori ynë dhe gazetar që s’të linte radhë në gazetën “Zëri i Popullit” të kthehet dhe të shkruaj të kundërta e atyre që ka shkruar më parë?

Që Paskali flet si “ e ëma e Zeqos në majë të thanës” e kam kuptuar që hershëm dikur në Vlorë aty nga viti 97-të, që rastësisht shkëmbeva vetëm dy mendime brenda ambienteve të gjimnazit “Ali Demi”. Gjithësesi, ai sikurse qindra të tjerë që pësuan metamorfozë ashtu si lëngjet që marrin formë në enën ku i zbraz,(Interesant si mu kujtua dhe ligji i Paskalit për lëngjet) ashtu dhe Paskali ju përshtat regjimit, por që t’i përshtatesh regjimit, duhet të lëpish e marrësh me gjuhë ato që dikur i ke hedhur. Dhe ai ashtu bëri, sepse nuk mundej ndryshe( se mos ishte ai i pari!). Me sa kam lexuar disa nga “dërrckat “ e tij nëpër gazeta, për herë të parë më ka çuditur me deklaratën e tij se heroi i ynë Skënderbeu, nuk na qënkish shqiptar, por serb dhe kjo sipas “përrallaxhiut të 2022 netëve”... nga që e ëma etij, Vojsava, rridhte dhe na qenkish serbe dhe se ajo, na ishte martuar me Gjonin. Kështu që rrjedhimisht sipas logjikës së Paskalit dhe fëmijët e tyre na qenkëshin serbë ose të paktën gjysëm serbë.

Po të ishte ashtu si e thotë Paskali, a mundej vallë Skënderbeu serb, ta ngrinte flamurin në Krujë nëse nuk do kishte atë ndienjë atdhedashurie për tokën e tij? Shkurt, nëse Gjergji i madh i shqiptarëve nuk e ndiente veten të tillë, ai mund ta ngrinte atë diku në Beograd dhe për rrjedhojë dhe nusen e tij Donikën e Arianitasve, nuk do e merrte nga Kanina; gjë që do të thotë se nëse do ishte serb do të gjente ndonjë “Dushankë” apo dikë tjetër me origjinë sllave., Po të qe se Skënderbeu do na qënkish serb, atëhere pse do mblidhte krerët e principatave shqiptare dhe në fund të fundit, pse do luftonte për interes te shqiptarëve duke organizuar “Besëlidhjen në Kuvendin e madh të Lezhës më 1444” dhe kaq i marrë të ishte “serbi Skënderbe”që të linte atdheun e vet Serbinë e të luftonte për shqiptarët, ose e marrim nga e kundërta, kaq popull pa gjak e pa indetitet të paskëshim qenë ne shqiptarët, që pritëm e pritëm dhe nuk nxorëm dot një udhëheqës dhe më në fund na doli një serb për të na udhëhequr!?

Duke ecur me logjikën e Paskalit a mundej vallë psh Gavril Dara( i riu) arbëreshi, së bashku me J. de Radën, J. Varibobën, A. Gramshin dhe pse emrat pothuaj i kishin latinizuar t’i konsideronim italianë, ose fundja grekët nga sot e tutje, të mburren me emrin e Paskal Milos se ka origjinë të lashtë greke? Pra kjo është logjika foshnjore e Paskalit dhe me këtë logjikë ai na bën dhe zbulimin tjetër të radhës më “bombastikun” e historisë së luftës.”.. se Enver Hoxha na qënkish ai, që na paskish provokuar i pari “Ballin e Kombit”. Nënteksi i llogjikës paskaliane do të thotë se nëse nuk do i kishte provokuar Enveri ballistët, do kishin bërë namin dhe jo që do të hidheshin në luftë, por dhe do e kishin fituar atë
bashkë partizanët. Kjo ide tejet reaksionare dhe manipuluese e historisë, të çon direkt në përfundimin logjik se “Balli” nga inati që e kishte provokuar Enveri, na ishte hedhur me armikun, se ndryshe, nëse Enveri do sillej urtë me ta dhe më luajal, atëhere nuk do të kishim atë “Ball Kombëtar” që ka përcaktuar Nacional - Çlirimtarja, por një “Ball”...e çfarë Balli !...Ballë kazani jo shaka ! ..Por ky përfundim i “historikut” manipulator të historisë , i ngjan thënies së popullit se ...” për inat të Paskalit, unë kam për të fjetur me Milon” ! Ja na ndodhi dhe çudia, që enigmën e fshehtë e fshehur nga komunistët, na e zbulon Paskali ?!

Dhe kur, pikërisht në vjeshtën e vitit 1943 ! Po mirë o Paskal, ish profesori ynë i historisë, që rend pas kalit të qorollepsur të Selfo Qorrit, ti i ke shfletuar dokumentet para kësaj vjeshte të vitit 1943 apo jo? Le të marrim Konferencën e Pezës shtator 1942 ,ku behej thirrje për tu bashkuar ne luftë kundër armikut pa dallim feje, krahine dhe ideje. E dini ju që ballistët vetëm formalisht e pranuan këtë konferencë edhe pse “Tatja” refuzoi të merrte pjesë vet personalisht? E kini lexuar ju E. Hoxhëndhe PKSH-në ku bëjnë çdo përpjekje që ta afronte dhe ta angazhonte “Ballin” në luftë ? Ja këto nuk i ditke, po që ka një protokoll “ Dalmazzo - Këlcyra” në mars të vitit 1943 a e dini? E dini ju se çfarë ka firmosur Ali Beu(yt) Këlcyra bashke me Nuredinin e Vlorës?

Pra ata që thua ti Paskal shkruajnë se...”. Me anë të këtij dokumenti Balli Kombëtar zotohej të siguronte, duke marrë çdo përgjegjësi, se «asnjë lëvizje kryengritëse me karakter të përgjithshëm nuk do të ngjajë në Shqipërinë Jugore…», se ai (Balli) do të përdorte «gjithë ndikimin e tij për të ndaluar sulmet dhe aktet e sabotimit që mund të kryheshin eventualisht nga elementë armiq»; të zhvillonte «propagandën e duhur për të ndaluar dezertimet e reja të ushtarakëve, për të inkurajuar rekrutime të reja në ushtri dhe për të siguruar që dezertorët të kthehen sa më shpejt ndër repartet operative».Sikurse e vren me anë të këtij nënshkrimi në dokument, Balli Kombëtar zhytej çdo ditë e më shumë në rrugën e bashkëpunimit me fashistët pushtues italianë kundër lëvizjes Nac- Çl. Mirë kjo, po parullat apo përshëndetjeve e partizanëve, sikurse dhe ato të “ballit” që kishin dalë para tetorit të vitit 1943, a jeni ju në gjendje ti analizoni shkencërisht dhe të bëni dallimet klasore nga njëra tjetra duke u thelluar mirë në to ? Partizanët përshëndetnin : Vdekje fashizmit - Liri Popullit ! (Pra asnjë kompromis me armikun për lirinë e popullit).....teksa Ballistët e tu, që tashmë i bëre miq , ( e sos je ti i pari a i vrarë...) çirreshin: Shqipëri e shqiptareve- vdekje e tradhtarëve !...

( Pse nuk përmendet lufta nga ballistët, apo sepse përjetonin paqe, apo për faktin se balli nuk ishte përfshirë duke ruajtur një lloj neutraliteti?!). Ja iku dhe italiani e na erdh’ gjerman agai, kështu që thua ti prof . i historisë së përmbysur , “Ballit” ju dha mundësia ta tregonte veten në luftë. Po pse nuk luftuan?!, Apo nga inati që kishin me Enverin ? Nëse nuk do ishte Enveri në krye por një shok tjetër si ai, mos “Balli” yt do hidhej në luftë? Shiko, shiko pranda dhe “Tate beu” u dërgoi qarkore gjithë ballistëve me qeleshe që të ulnin dyfeqet e të mo e prisnin me armë gjermanin? Të gënjen mëndja a i vrarë..sos me të vërtetë ballistët, i kishte zbrazur ndonjë herë armët kundër pushtuesin ! Ata i lidhte armiqësia që kishin kundër luftës çlirimtare të popujve e di pse? Sepse e kuptoninqë nëse fitonte Nac-çlirimtarja nuk do të ishin më agallarë..

Në shtjellimin tuaj foshnjarak se Enveri na i paskish provokuar i pari ballistët, është një nga lajthitjet e cila të bën me deomos të qeshësh me të madhe. Po pse ore prof. kështu shpjegohet shkencërisht historia, sikur të na qënkish një luftë e kalamajve 10 vjeçarë, që marrin nofulla keci dhe qengji e që bëjnë “lojë luftrash” dhe në fund grinden me njëri tjetrin e në të pastajmen nga inati e lenë luftën? Lufta është luftë dhe në luftë për natyrën e veçantë që ka ajo ,mund të bëhen dhe gabime në marrjen e ndonjë vendimi, si psh pushkatimi i 60 ballistëve të H. Matjanit në vitin 1944 dhe që Enver Hoxha me shokë e kanë kritikuar rëndë, por s’mund të themi se te heqësh dorë nga lufta është gabim, jo kjo është tradhëti dhe bashkëpunim me armikun. Ju pyes ju a kini arritur të kuptoni se terminologjia, “Partizan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat