Sinan Kajtazi zgjidhet drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës

Kultura

Sinan Kajtazi zgjidhet drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 13:46
Sinan Kajtazi

Balerini Sinan Kajtazi është zgjedhur drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës. Tre vjet pasi ky institucion është pa udhëheqës, por vetëm me zëvendësues të drejtorit, Këshilli Drejtues ka vlerësuar Kajtazin për të drejtuar BKK-në.

Ministria e Kulturës të martën ka publikuar kandidatin e suksesshëm. Një konkurs për këtë pozitë kishte dështuar në nëntor të vitit 2020.

E kësaj radhe, konkurrentë ishin edhe balerini Kreshnik Musolli e balerina Sabrije Spahiu. Po ashtu, edhe koreografët Labinot Rexhepi e Driton Saqipi.

Balerini Sinan Kajtazi ishte zgjedhur në këtë pozitë para më shumë se dy vjetësh. Saktësisht në qershor të vitit 2018. Por një opinion i Agjencisë Kundër Korrupsionit kishte bërë që ai të mos qëndronte më shumë se 12 ditë si i zgjedhur në pozitën e drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës.

Nëpërmjet një konkursi të brendshëm në fund të qershorit të vitit 2018, MKRS-ja kishte dhënë njoftimin për të si “kandidat të suksesshëm”, kur kishte bërë me dije se Kajtazi ishte zyrtarizuar në këtë pozitë.

Por AKK-ja kishte konstatuar se ai nuk mund ta mbajë pozitën pa kaluar dy vjet prej largimit nga Këshilli Drejtues i këtij institucioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat