Legjendë atdheu-lulëkuqe tek pragu

Kultura

Legjendë atdheu-lulëkuqe tek pragu

Nga: Dibran Demaku Më: 6 mars 2022 Në ora: 21:56
Dibran Demaku

Jo vetëm se të kam pjesëtar të gjakut*
pjesëtar të gjakut e të oxhakut
gjysh-stërgjyshësh në rrënjë të lisit
në rrënjë të lisit e fille të fisit
në shkëlqim emri në shkëlqim plisi
ishte një Arbër ishte një Prekë
në rrugët e shpirtit lis me dy degë
bimë të një babai e të një nëne
nën rreze dielli e në dritë hëne
menquri kishte Arbëri trimëri Preka
kur sulmohej pragu kur bënte ballë vdekja
në grykë të grykëhollës në teh sakice
për emrin e trollit në gjuhë Drenice
në gjuhë drence në gjuhë shqiptari
të zhduken retë të rritet bari
për lule fisi në troje të veta
ku digjet vdekja ku rilind jeta
fjalë pak gjithmonë i pari
lirinë me gjak veshë legjendari
e këndon zogu në maje plepi
rifillon jeta përkundet djepi
jo vetëm se të kam pjesëtar të gjakut
legjendë atdheu-lulëkuqe tek e pragu...

*Sipas tregimeve popullore Arbëri dhe Preka ishin vëllezër të një babai dhe të një nëne.Sipas emrave të tyre sot dy fshatrat e Drenicës quhen Abri dhe Prekaz.Abria dhe Prekazi,pjesëtarë të një fisi edhe sot mbahen kushërinj dhe vëllezër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat