U mbrojt plisi, fisi e lisi

Kultura

U mbrojt plisi, fisi e lisi

Nga: Kumrie Shala Më: 16 mars 2022 Në ora: 16:00
Kumrie Shala

Nuk lejuat që fisi e plisi të jenë pa zot  

Pa tokë e pa kokë  

Edhe pse është kohë tmerri  

Dija nuk vlerësohet  

Se ajo përbuzët e harrohet 

Aty ku nuk ka dije s'ka respekt  

S'ka njerzillëk  

S'ka organizim e as shtet  

Jo nuk ka as lumturi  

As pushtet dhe as dashuni 

Jo nuk ka as lumturi  

As pushtet dhe as dashuni  

Do të punoj fort për inate  

Çdo sukses do ta fus në punë 

Vlerat dhe kontributin e të parëve të mi  

Nuk do e humb askund  

Me punē do e mund çdo sfidë e fortune 

 Edhe nëse shpirtin për të do e humbë 

Nuk do ta lë të shkoj si qeni në rrush  

Ta mbështjellin ta bëjnë tarabush  

Do e vëjë ne vijë e në pah Ku njohën llagapin e troallin  

Prej Sarajave të Bardha e në derë Stambolli  

Emri i fisit Shaljanë e dera 

Ali Dushit, Bellagji ku e mbrojti plisin e fisin Krajli e mbreti ia kanë pas zili 

 Luftuan për vatan e për shqiptari Shaljantë ky fis malësori luftuan për A'të e fe  

Tafë Avdyl Shala kishte pas ba be 

 Nuk do ndërroje kurrë këtē fe e as plisin s'do e lë Nëse është nevoja vdes më të 

Do e mbroje me krenari Këtu i thonë shqiptari Jo krajli e as shkini Mos t'i humbim rrënjët e lisit e të plisit  

T'i jetojmë me fis e plis E lisi i vjetër në oborrin shekullor Më rrënjë shtatëpash nën tokë Dhe lidhur me shokë e me plis në kokë 

Se këtu lindi fisi e E me fanatizëm e rujtën lisin  

Më krenari e me jetë e mbrojtën plisin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat