Xha Zaho në terminal

Kultura

Xha Zaho në terminal

Nga: Fatmir Lohja Më: 23 mars 2022 Në ora: 07:03
Fatmir Lohja

Arritëm xhaxha!- e njofton fatarinoja zha Zahon.

Dua të shkoj në Tiranë,- ia kthen xha Zaho me mirësi.

Në Tiranë jemi,- nderhyri shoferi me nervozizëm , pasi fiku autobuzin dhe e la sediljen e drejtimit .

Para se te hipja,te pyeta nesë shkon ne Tiranë. Ku është Skenderbeu me kalë, apo stacioni i trenit?

Jemi në terminal, - ia kthen fatorinaja turivarur.

Këtu jemi në katund. Unë kam paguar për Tiranë, - ndezi motorrat xha Zaho .

Xhaxha paske llafe shumë. Atje ke taksi, e autobuza që të dergojnë në Tiranë, ku të deshirosh. Ngrihu! Do të mbyll autobuzin, se do të pushoj pak edhe unë!- urdhëroi shoferi krejt pa takt.

Unë po zbres, ndonëse me ke prerë në besë,- dhe xha Zaho u ngrit nga sedilja tepër i mërzitur.

I përdrodhi musteqet me nervozizëm. Gunen e re e hodhi pas krahëve. Qylafin me antenë nuk e ngjeshi shumë pas kokës. Ngadalë-ngadalë, zbriti nga autobuzi. Si patok, duke u mbështetur te krraba e gdhëndur me shumë finesë, me biçak bariu, u drejtua pranë një taksije.

Do të më dergosh në Tiranë, se ai faqeziu i autobuzit më preu në besë, më la në gjysmën e rrugës! - iu drejtua taksistit

Këtë punë kam,- dhe tasksisti doli me shpejtësi altleti nga autovetura.

Gunën, e krrabën i futi në bagazhin prapa. Xha Zahon e uli te sedilja e parë e pasagjerit, për të pasë me lehtë komunikimin.

Ku kërkoni të çoj në Tiranë? - e pyeti shoferi pa ndezur makinën.

Te akademija, - i përgjiget xha Zaho me mburrje.

Ne Tiranë ka tre akademi. Janë Akademia e Arteve, Ushtarake dhe e Shkencave. Te cila keni punë?

Te Akdemija Baritore kam punë, - sqaroi xha Braho shkurt.

Taksisti, marifetçi , e solli në disa rrugë, në Tiranë. Kur iu mbush mendja , e la përpara deres së Ministrisë Bujqësisë. Pasi i mori paratë, i dha gunën me gjithë krrabë, i tregoi derën hyrëse të Ministrisë së Bujqësisë, dhe u avullua si me magji.

Në ministri e priti një specialist me kostum Versaçe , te lidhur në fyt kollare në ngjyrë manushaqe. Kur e pa dokumentin e xha Zahos, të nënshkruar nga ministri , që emëronte zoterinë Akademik Baritor , ju rrit rrespekti edhe më shumë.

Nga ky dokument jam gëzuar unë, shtëpija, fisi , dhe i gjithe katundi,- e nisi xha Zaho.- Dola në Tiranë ta marrim vesh. Nashi burri duhet ta dijë se ku është akademija, sa është paga.

Specialisti, buzagaz, e sqaroi se Akademija Baritore për shkolla ka stanet .Në fillim, e këshilloi xha Zahon,që dokumentin ta fuste në një kornizë pikture, dhe ta varte në një vend të dukshëm në stan. Më shumë saktësi e bindi ,se për atë copë letër të mos priste ndonjë para, se rrugët ndahet te dera e ministrisë. E la për në fund, duke e theksuar se është më e rëndësishmja,se kur t’i shkonin shokët e ministrisë në stan, të mos therte si dikur dashin që i prin kopesë, se ka dhjamë shumë, por të pjekë në hell kecat 7-8 kilogram, se nuk kanë yndurë.E përcolli jashtë ministrisë. I dha dorën përpara se xha Zaho të hipte në taksi, e cila, sipas urdhërit të tij, do ta çonte në terminal.

Edhe xha Zaho i premtoi bukuroshit. Nesë shokët e ministrisë do t’i venë në katund, do t’i ndërsejë qentë e stanit kundra tyre me shumë gëzim. Pasi futi në bagazhë gunën me gjithë karrabë, me vetulla të ngrysura u rehatua në sedilen e parë të taksisë, për të shkuar në terminal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat