Motra nuk ndalet!

Kultura

Motra nuk ndalet!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 23 mars 2022 Në ora: 09:17
Kopertina e librit

U nisa e vendosur se kësaj rradhe do kem sukses edhe pse ndihesha si e ngulfatur, s’përbihesha dot!
Policët në Raqa nuk u muarën fare me mua. Kjo ishte një shenjë e mirë pasi që po duket se Dino e paska rregullue terrenin. Edhe pse kaluam në territorin e Bosnjes, n’a ndalën në një postbllok! Policët vetëm hynë kalimthi në autobus dhe ne vazhduam rrugën. Mbasdite, kur mbërrimë në Crkvina, atje ku duhej të lëshoja autobusin, ishte përplot policë. Njëri nga policët hyri në autobus, kurse unë e kisha ndjenjën se ai pikërisht është kah m’kërkon mua. Vetëm sa u ngrita nga ulësja, më shiqoj shkarazi, muar valigjen time nga dora the tha: “Ceca? Askujt mos i fol, vjen dikush dhe të merr.”

Kur dualëm nga autobusi, ky polici iu drejtue një kolegu tjetër: “Po shkoj të thërras Svetllanën sepse e ka një të familjes nga Alibunari që dëshiron të e vizitoj.” Ai kolegu, në shenjë respekti më luti për çaj ose kafe por ky që më pikasi në autobus e ndëgjoj dhe me të shpejtë tha: jo, jo nuk ka kohë për kafe, sepse vijnë që tani dhe e marin zonjën.”Sikur unë të e qelja gojën, dialekti im do zbulonte rrenën se unë jam nga Alibunari.(fq.33) (…) Nuk kaluan pak minuta kur përpara kontainerit ndaloj një veturë policie nga Shamaci i B. Ky ndihmësi më bëri me shenjë kah valigjja, e mora valigjen dhe dola nga aty.(…) “Përshendetje, më në fund erdhe këtu! Sa mirë që përsëri po takohemi!” tha vajza me zë të lartë dhe të përzemërt. Ajo u k’thye kah polici e përshendeti dhe e falemnderoj për telefonatën. ”Ishte kënaqësi!” u shpreh polici. Unë, isha e hutuar por jo e friksuar sikurse para disa minutave, tani kur gjindesha e ulur në veturën e policisë. “Ky polici është i yni, ai ka luftuar së bashku me Crnin(Galanin). Unë quhem Svetllana. Ne jemi friksue për ty. Stivit i dualën disa përgjegjësi, ashtu që ishte e pa mundur të ishte me mua këtu, por ndodhë të n’a takoj në qytet, nëse mbaron punë me kohë. Nëse jo, do e presim.” Unë nuk mund të mos e pyesja; “ Nëse ky polici që më ndihmoj mua është i yni, kush janë ata të tjerët?” “Të tjerët janë nga Kraina,” u përgjegj ajo, duke tregue në mënyrë të qartë se nuk i duron dot ata. “Por a nuk janë tanët edhe ata nga Kraina, kur qenkan me të njëjtat uniforna?” Tani po e kuptoj i thash vetëvetes në heshtje, por isha kurreshtare që mundësisht të informohem edhe më tepër. “Ata, poashtu janë tanët, por udhëhiqen nga komunistat. Janë disa gjeneral në Banjallukë të cilët i drejtojnë këta. Ata n’a kan përça neve. Ata njerëz, janë jugosllavë, por ne nuk do të heqim dorë nga Serbia, sqaroj ajo. “Unë asgjë nuk po kuptoj. Jugosllavia nuk egziston më, nga vijnë këta jugosllavë tani?”

“ Është mirë të mos provoni të kuptoni. Edhe ashtu, unë nuk do të ngarkoj me këtë. Ajo që po ndodhë këtu po bëhet gjithënjë më pak e kuptueshme dhe aspak racionale. Askush nuk e din se cilët po punojnë për cilin, kush po mbrohet nga kush dhe cilët po spiunojnë njëri tjetrin! Të gjithë po frikohen për të gjithë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm se çka flasim. Asgjë mos trego te askush. Askush nuk duhet të e kuptoj se kush je ti, dhe për çka je këtu, përpos neve. Prandaj s’ke çka frikohesh, sepse je në duar të sigurta.” Kur arritëm në Shamac të B, u ndalëm në një parking dhe dualëm nga vetura afër një shtëpie mallërash, pastaj vazhduam nëpër disa shkallë. Duke ecë shkallëve u ndëgjojshin britma të llahtarshme nga njëra pjesë e ndërtesës! Dukej se klithmat vinin nga bodrumet ose depot. Unë nuk isha e përgaditur të ndëgjoj këto klithma dhe ulurima të llahtarshme të njerëzve. Si pa ndjenja u mbështeta për trupin e Svetllanës. (fq.34) Britmat ishin të t’merrshme kur ekot përplaseshin mes mureve! Unë ndjeva të përziera të lukthit, (…) këmbët nuk më mbajshin dhe mbeta në shkallë. Edhe pse ishte muzg, dukeshin njolla gjaku në murin përballë dhe afër hyrjes nga vinin klithmat!

Svetllana dhe ai shoferi i trashë, Salko më tërhoqën lartë kur nga një derë doli një njeri me duar të përgjakura. Ai i mbante duart larg trupit që mos të prekte uniformën e vetë. Unë ngrina e tëra, sikurse një robot, pa fjalë e pa tekst. Por çka kisha për të thënë? Zoti im, çka janë kah bëjnë këta njerëz? A janë njerëz këta? A mundet një njeri me uniformë të shtetit dhe i armatosur deri në dhëmbë të dërmoj një rob, një viktimë që nuk ka forcë për të e mbrojtë vetëveten! Mjerë unë ku kam përfundue dhe nuk dihet se çka tjetër kam për të pa! (….) Arritëm në fundin e një korridori e pastaj Svetllana më drejtoj për në toalet që të freskoj fytyrën me pak ujë. Aty afër në të djathtë ishte zyrja e Svetllanës prej nga kalohej në zyren e Stevan Todoroviç . (*Shef i policisë, udhëheqesi i aksoneve për të përndjekë jo serbët nga Shamaci i Bosnjës në periodën shtator-dhjetor 1993. Përdoreshin metoda brutale sikurse janë; arrestimet, torturat, punë skllavi, diskriminim, përvetësim bizneseve e të pasurisë private. U arrestue nga SFORI më 1998 dhe u dënua me dhjetë vite nga Ttibunali! U lirua më 2005 por në vitin 2006 u gjetë i vdekur para shtëpisë së vetë*)!!! “Kjo është zyrja ime, unë jam sekretaresha e Stivit, ajo derë të qon në zyren e tij. “Stivi paska lënë porosi, që ne duhet të e presim këtu,”tha ajo duke tregua një letër.(…) “Kush është Stivi,” pyeta unë e habitur. “Shefi i policisë, Stefan Todoriviq, ne e quajmë Stivi! Ishte Crni ai që e vendosi atë si shef policie. Ai i ka shumë borxh vëllaut tuaj. Më vonë erdhën ata nga Kraina dhe morën të gjithë pushtetin. Crni u tërbua dhe e mbylli koridorin. (*Një zonë e ngushtë tokësore në veri të Bosnjes që lidh zonat boshnjake-serbe në veriperëndim dhe jugperëndim: Operacioni serb ”Ooeracion Korridori” hapi këtë lidhje në 1992*) Ai nxori forcat dhe funkcionet mbështetëse dhe kërcënoj; “ Unë e hapa korridorin, unë do e mbylli. Me çfarë të drejte arrestoni njerëzit e mi? I lironi përnjëherë! Kjo ndihmoi. Ai ia doli t’i lironte dhe t’i rivendoste. Por më vonë i përgatitën një kurthë dhe e arrestuen atë. Kjo ishte e tmerrshme. Për këtë ne nuk kemi besim te askush! Ata erdhën me të tjerë njerëz, spiuna, shembull është Roda, komandanti i ushtrisë së qytetit. Atë e kan sjellë nga Sarajeva. Ne tani nuk guxojmë të e përmendim emrin e Crnit. Ne të cilët e përkrahim atë, njihemi mes veti dhe kemi aktivitete të përbashkëta por jemi mjaftë të kujdesshëm që mos të zbulohemi.(….) Crni është sinonim i lirisë. Ai ka qenë në Kroaci, kur këtu ishte gjendja shumë e keqe. pastaj e mori përgjegjësinë e madhe dhe u nderua si hero. Ne kemi ndëgjue legjenda për atë.(fq.35). Nuk mund ta besonim se ai po vinte këtu! Më heret në kohë, kishte një qeveri tjetër në qytet, qyteti ishte nën rrethim. Ai e pastroj qytetin për një kohë të shkurtë, nga kroatët dhe muslimanët, (….) por kishte probleme me disa, edhe pse ata ishin serb, të cilët nuk donin të luftonin, por edhe të groposnin llogore. Puna ishte obligim për të gjithë. (…) Në ushtrinë tonë ka dy drejtime. Crni u përket atyre që drejtojnë nga Beogradi. Ai i merr urdhërat nga atje, prandaj ata të Banjallukës dëshirojnë te e heqin qafe. Ata nuk e pëlqejnë! Ai ishte vazhdimisht i lidhur me Frenkin( Zhelko Razhnjatoviq) dhe Beogradin. Janë dërgua njerëz nga Banjalluka për të e arrestue Crnin dhe të gjithë ata që e kan përkrahë, mua më kan marrë në pyetje po ashtu, i kan marrë të gjithë ata që e kan njohë Crnin, si dhe të gjithë ata që ishin me Crnin, sidomos shokët e ngushtë i janë arrestue. Shtabi komandues i Crnit ishte në Obudovac. Por atje ata granatoheshin vazhdimisht nga muslimanët dhe ktoatët.(…) Ata janë detyrua të barten për në Pelagiçevë. Atëherë kur e kan arrestue Crnin, të gjitha lokalet në Obudovac i kan demolue duke kontrollue gjithëkah, se ndoshta kan m’shefë diçka. “Svetllana fliste pa marrë frymë prandaj edhe ishte e pa kuptueshme, për çka mundohej të tregonte.”

“Kush e bëri këtë? Çka mendonin se ishte e m’shefur? Pse arrestoheshin njerëzit që e paskan njohur edhe pse nuk kan qenë të ngarkuar sikurse ai”? e ndërpreva Svetllanën.(…) Nuk e di se çka kan kërkuar. Flitet se ai kishte një video kasetë me dëshmi.(…..) VAZHDON

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat