I vura zemrës një dry

Kultura

I vura zemrës një dry

Nga: Ganimete Jakupi Më: 24 mars 2022 Në ora: 21:30
Ganimete Jakupi

I vura zemrës një dry,
I premtova se nuk do të lejoj askush aty të hy...
Të ta trazojë paqën që ke,
Sepse njerëzit kalojnë tranzit tek ti,
E të lëndojnë, të vrasin,
Ikin pa lamtumirë dhe ...
Heshtin, zhduken e nuk flasin!...
Të harrojnë shumë shpejt se kush ishe,
E ti do të mbetësh vetëm pa përgjigje...
Eh copëzat e tua si do t'i mbledhë?
Gabimet e tyre - ty kanë për t'i hedhë!...
E ti gjithnjë do të qëndrosh stoike,
Do ta përballosh vuajtjen në heshtje si mike,
Do ta ngushëllosh veten në mënyrë drastike,
Me cigare, alkool e ndonjë melodi,
Duke vrarë akoma më shumë veten...
Pa dijeni për njerëz shpirtzinj!...
Andaj zemër qëndro si zonë e ndaluar,
Territorin tënd mos lejo me ta cenuar,
Ruaju nga njerëzit e pandërgjegjshëm,
Se ata janë të pakënaqur me veten,
Dhe për të tjerët aspak nuk kujdesen.

©️Ganimete Jakupi, Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat