Nëntëmbëdhjetë vite pa Xhevat Qenën dhe dy vite pa Leze Qenën

Kultura

Nëntëmbëdhjetë vite pa Xhevat Qenën dhe dy vite pa Leze Qenën

Më: 25 mars 2022 Në ora: 09:25
Xhevat dhe Leze Qena

Sot bëhen nëntëmbëdhjetë vite pa Xhevat Qenën dhe dy vite pa Leze Qenën, personazhet kryesore të kulturës shqiptare që lanë zbrazëtirë të madhe në shoqërinë tonë.

Figura e Lezës dhe Xhevatit dhe krijimtaria e tyre kujtohen me respekt dhe dashuri nga publiku i gjerë. Ishin çifti që theu shumë tabu shoqërore, që donin dhe përkrahnin njëri tjetrin aq sa e donin artin dhe krijimtarinë.

Ata të kanë bërë të besosh në secilin karakter, skenë, tekst dhe moment. Kanë bërë publikun të qeshë e të qajë përgjatë karrierës së tyre që është shtrirë në më shumë se pesëdhjetë vite.

Aktorë imagjinativë, te saktë në lojë, kreativ e spiritual, të besueshëm në rolet që krijonin.

Rrugëtimin e tyre në botën e artit e zhvilluan kryesisht në Teatër, por edhe në filma të metrazhit të gjatë, humoreska, video humor e seriale televizive, duke qenë gjithmonë pranë publikut shqiptar.

Xhevati dhe Lezja kanë qenë aktorë te pëlqyer dhe të dashur që jetuan jetën në sy të publikut e më të cilët u rritën shumë gjenerata.

Na dhuruan qindra role dhe kësisoj lanë gjurmë të pashlyeshme në zemrat, kujtesën tonë dhe historikun e artit në Kosovë./Teatri Kombëtar i Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat