Poezia lindi nga muza frymëzuese, jo nga lyra instrumentale greke

Kultura

Poezia lindi nga muza frymëzuese, jo nga lyra instrumentale greke

Nga: Sulejman Mehazi Më: 25 mars 2022 Në ora: 11:32
Sulejman Mehazi

Çfarë padrejtësie ndaj POEZISË, çfarë gënjeshtre teorike e estetike i kanë sajuar kësaj mbretëreshe të artit letrar, se origjina e saj është nga instrumenti vjetër grek Lyra? Çfarë instrumenti o dashamirë të poezisë, jo, jo origjina e saj s'është instrumentale materiale e ndërtuar prej drurëve Lyra greke, por është instrument apo ritëm shpirtëror, metafizike mistike imagjinative, origjina e poezisë është imagjinata, gjerësa imagjinata rrjedhën e ka nga Muzat. Pra, POEZIA lindi nga Muzat frymëzuese, jo nga Lyrat greke që mund t'i konsiderojmë si ndërmjetësues, interpretues, apo përçues të Poezisë ndaj Muzës frymëzuese.

Po origjina e epikës, origjina e saj mos është nga ndonjë instrument i vjetër grekë epos...???

1.1. Për shkencën e artin poetik

1.1 1. Çështë shkenca?:

-Thelbi i diturisë është truri, thelbi i trurit është mendja, thelbi i mendjes është studimi, thelbi i studimit është shkenca, thelbi i shkencës është argumenti shkencor;

1.1.2. Çështë arti poetik?:

Thelbi i poezisë është frymëzimi, thelbi i frymëzimit është inspirimi, thelbi i inspirimit është zemra, thelbi i zemrës është dashuria, thelbi i dashurisë është bukuria, thelbi i bukurisë është shpirti, thelbi i shpirtit është përjetësia, thelbi i përjetësisë është Zoti.

1.2. Për poetët dhe lexuesit e poezisë

Justifikimi apo kodi poetik i frymëzimeve është çmenduaria. Fatkeqesisht duan apo s'duan ta pranojnë, gjithë poetët kanë sëmundje të pashërueshme psikike. Prandaj miq të dashur, lexoni poezitë e poetëve me kënaqësi, por mos i ndjekni e mos shkoni rrugëve të tyre se do çmendeni dhe ju!

1 3. Pyetje poezisë?

E pyetën poezinë: "Ku është banesa juaj?

Ajo përgjigjet: "Në zemrat e pastërta."

Me se ushqeheni?

"Me frymëzime të zjarrta."

Prej nga e merrni forcën tuaj poetike?

"Nga përjetësia", përgjigjet poezia."

"Poezia është pemë shpirtërore që rritet në zemër, e frytet i jep me shprehje të ëmbla e të shijshme gojore."

Poezia është djersë shpirti.

***

Fatkeqësisht këto thenie teorike për poezinë, shkencëtarët bashkëkohorë do t'i marrin të gatshme e do t'i përvetësojnë për vete...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat