Ti shkove

Kultura

Ti shkove

Nga: Ramiz Spahiu Më: 26 mars 2022 Në ora: 09:51
Ismet Spahiu

Ti shkove i qetë, i heshtur, fjalëpakë,

Ti shkove por mbete për shokët n’ merak.

Ti shkove t ’strehosh fëmijët prej shtëpisë,

Ti shkove ballë-lartë, me hap drejt lirisë.

Ti shkove i brengosur ç’u bë me shokë,

Ti shkove i brengosur ç’u bë me fëmijë.

Ti shkove në përmendore, në përjetësi,

Ti shkove dhe solle për neve liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat